Opinion

Skenari i Fundit të Sionizmit – Rënia e Kapacitetit Parandalues të Izraelit

Nga Zakir Ahmed Mayet

Ndërkohë që politikanët, sistemi i sigurisë dhe partitë politike, që punojnë për interesat e tyre personale po luftojnë për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së shtetit kolonial,duket se i gjithë flamuri izraelit është i larë në gjak. Ndërkohë që konfliktet vazhdojnë, në mënyrë të pashmangshme të gjithë lojtarët kryesorë, duke përfshirë edhe ata me prirjet më të ashpra dhetë gjithë aktorët aktual të politikës izraelite pasqyrojnë situatën e periudhës së apartheidit të Afrikës së Jugut. Rezultati përfundimtar do të jetë krijimi i një shteti me zgjedhje demokratike që do të thotë shpërbërja e postës koloniale për t’u zëvendësuar me një përfaqësues demokratik të të gjithë popullit.

Deklaratat gjatë konferencësë Herzliya (nëmaj 2017) pasqyrojnë një panoramë të Izraelit thellësisht të krisur. Ish-ministri i mbrojtjes izraelite, Ehud Barak deklaroi gjatë kësaj konference se politika aktuale “me siguri gjithë kjo situatë do të rezultojë në një ‘zgjidhje të një shteti të vetëm’ i cili ose do të jetë një ‘shtet i apartheidit’ … ose nga ana tjetër do të jetë një ‘shtet dykombësh’ në të cilin hebrenjtë do të bëhen pakicë brenda disa gjeneratave dhe ka shumë të ngjarë që gjatë gjithë kohës të ketë një luftë civile të vazhdueshme.” Ky nuk ishte sulmi i vetëm ndaj koalicionit të vijës së ashpër. Ish-Ministri i Jashtëm, Tzipi Livni shtoi zërin e tij në këtëkor duke thënë se: “Vendimi nëse duhet të punojmë drejt një zgjidhjeje dy shtetesh ose drejt një shteti të vetëm të bashkuar duhet të jetë një vendim kombëtar, në mënyrë që ‘të rikthejmë përsëri Izraelin tonë demokratik hebraik’”. Raporti i fundit i publikuar nën emrin “Siguria mbi të gjitha” i autorizuar nga mbi 200 ish-gjeneralë izraelitë, Shabak, Mossadi si dhe Qendra për një Raport të Sigurisë së Re Amerikane paraqet një pamje të ngjashme të polarizimit. Njohja nga instituti i sigurisë izraelite se forca ushtarake nuk mund të zgjidhë më problemet me të cilat po përballet Izraeli është një akuzë e ashpër e dështimit të politikës izraelite. Prandaj, diskutimi i tanishëm rrotullohet rreth një zgjidhjeje mes të pasurit dy shtete të ndara ose një shtet të vetëm, zgjidhje e cila detyron që të pranohet haptazi natyra e apartheidit të Izraelit që po shfaqet nga regjimi aktual i krahut të djathtë politik. Ndërsa kriza politike vazhdon, Izraeli po përballet me një sfidë shumë më serioze.

Shteti i Izraelit është themeluar në bazë të forcës terroriste dhe jo-proporcionale. Shenjat e para të kësaj politike të rrënjosur në shtetin izraelit u shfaqën në masakrat e Deir Yassin, të cilat u karakterizuan me një brutalitet të tillë, i cili shërbeu si një guidë për eksodin masiv dhe spastrimin etnik të popullsisë indigjene palestineze në këto territore. Menachem Begin ka dekaruar se: “Nëe nuk do të ishte bërë ajo që u bë në Deir Yassin, nuk do të kishte ekzistuar kurrë një shtet i Izraelit”. Ai shton më tej duke thënë se: “Ndërsa Haganah [grupi terrorist hebre] po zhvillonte sulme të suksesshme në frontet e tjera … Arabët filluan të iknin në panik, duke thirrur ‘Deir Yassin’.”

Kjo politikë ka mbetur gur themeli i militarizmit izraelit. Historia shpesh shkruhet nga fituesit dhe tregimi publik i luftës së qershorit 1967 nuk është përjashtim i këtij rregulli. Izraeli u portretizua si një viktimë që ngacmohej dhe goditej nga fqinjët e tij më të mëdhenj arabë. Fitorja e vitit 1967 u projektua si një mrekulli që konfirmonte ndihmën e supozuar si hyjnore dhe të drejtën e pushtimit që kishin sionistët.

Herë pas here, narracioni i vërtetë shpërthen përmes verbërit propagandistik të proverbave dhe filtrave të së vërtetës. Politika e kapacitetit katalizator të parandalimit ishte motivuesi kryesor për grevën e parë që Izraeli kreu për të nxitur fillimin e luftës së vitit 1967. Ariel Sharon, një komandant pro ndarjes në atë kohë deklaroi se “aftësia parandaluese … e cila është arma jonë kryesore –është pikërisht frika që ndjejnë ndaj nesh.” Politika e kapacitetit të parandalimit të Izraelit është karakterizuar si një parandalime cila ka sjellë ndëshkimin që përbën forcë dhe dënim jo-proporcional.

Kjo ndasi e veçantë e doktrinës së parandalimit të Izraelit u përvetësua nga ushtria izraelite me miratimin e doktrinës Dahiya. Gjenerali i përgjithshëm Giora Eiland, i cili mendohet të jetë udhëheqësi i vërtetë i kësaj doktrin e argumenton dhe justifikon këtë doktrinë me” pamundësinë e mposhtjes së Hizbullahut”. Ai krijoi një politikë që do të “çonte në eliminimin e ushtrisë libaneze, shkatërrimin e infrastrukturës kombëtare, dhe vuajtje të përmasave të mëdha në mesin e popullatës, “në një masë aq të gjërë sa që” vuajtjet e qindra mijëra njerëzvedo të jenëarsye që do tëmund të ndikojnë në sjelljen e Hizbullahut më shumë se çdo gjë tjetër.” Libri i lojërave djallëzore të përdorimit të forcës jo-proporcionale u përdor nga kreu i atëhershëm i Komandës Veriore të Izraelit, Gadi Eizenkot i cili deklaronte se:

Ajo çfarë ndodhi në lagjen Dahiya të Bejrut në vitin 2006 do të ndodhë në çdo fshat nga i cili është sulmuar Izraeli … Ne do të aplikojmë forcë jo-proporcionale në këto vende dhe do të shkaktojmë dëme dhe shkatërrime të mëdha aty. Nga këndvështrimi ynë, këto nuk janë fshatra civile, ato janë baza ushtarake …

Kjo doktrinë bazohet në faktin se shkalla e shkatërrimit do ta dekurajojë angazhimin e mëtejshëm në fushën e betejës të libanezëve dhe do të përforcojë tre koncepte: e para, ushtria izraelite do të ketë aftësinë për të zhdukur opozitën thjesht me fuqinë e bombardimeve të saj (tronditje dhe frikë). Së dyti, Izraeli do të mund të veprojë kundër njerëzve, qofshin ata civilë apoushtarakë, sapo të fillonin bombardimet dhe së treti dhe sëfundi, sjellja e tyre duhet të shërbejë si një shenjë e fatit që do të presë të gjithë ata që mundohen t’i presin rrugën që kanë nisur izrelitëve.

Kjo doktrinë e parandalimit nëpërmjet ndëshkimit ishte e suksesshme në të gjitha luftërat e mëdha izraelito-arabe, veçanërisht në luftën e vitit 1967. Miratimi i politikës izraelite të parandalimit ishte gjithashtu i mbështetur në angazhime më të shkurtra dhe gjithnjë e më brutale. Qëllimi i këtyre angazhimeve afatshkurtra është të projektojë parandalimin ndërsa parandalon një luftë të përmasave më të mëdha dhe më afatgjata. Megjithatë ky rregull u rishkrua gjatë luftës kundër Hizbullahut në vitin 2006 me dështimin e parë efektiv të gur-themelit të militarizmit izraelit dhe kapacitetit parandalues. Kjo ndodhi në anën e pasme të braktisjes me forcë të Izraelit nga një pjesë e Libanit në vitin 2000 për shkak të rezistencës heroike të Hizbullahut. Në një leksion publik të zhvilluar me lejen e Qendrës së Jerusalemit për Çështjet Publike, gjeneral-majori Uzi Dayan parashtroi një goditje të mahnitshme në lidhje me doktrinën e parandalimit dhe fasadën e jashtme të suksesit që Izraeli kishte projektuar dhe parashtronte pas vitit 2006.Ai deklaroi se Izraeli humbi shumë parandalesa që kishte përgatitur në luftën e fundit në Liban (bëhet fjalë për luftën e korrikut të vitit 2006), duke e shndërruar këtë luftë në një kthesë jo vetëm për Izraelin, por edhe për lëvizjet e tjera të rezistencës. Kjo deklaratë morri edhe miratimin nga lideri i atëhershëm i opozitës, Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se: “Dështimi më i madh si rezultat i luftës është fakti se aftësia parandaluese e Izraelit është dëmtuar rëndë.”

Paaftësia e Izraelit për t’u përshtatur me mjedisin gjithnjënë ndryshim e sipër rezultoi në zbatimin e mëtejshëm të kësaj doktrine edhe në Gaza gjatë vitit 2008. Qëllimi i deklaruar i Operacionit Mbrojtës Edge ishte t’i jepte fund sulmeve me raketa të Hamasit, që përbënte një përpjekje të dobët për rivendosjen e kapacitetit parandalues ​​të Izraelit. Përkundrazi, opinioni global u zhvendos në mënyrë dramatike në krahun e kundëry kundër Izraelit dhe madje bëri thirrje për ndjekjen penale të krerëve izraelitë për kryerjen e krimeve të lufteës. Krijimit i misionit për gjetjen e fakteve nga Kombete Bashkuara ishte një goditje e rëndë për Izraelin në arenën botërore. Angazhime të tjera ndodhën brenda Rripit të Gazës. Pavarësisht nga brutaliteti i Operacionit Cast Lead, lëvizja palestineze e rezistencës, Hamasi vazhdoi të orgnizonte rregullisht sulme me raketa dhe topa lufte në Izrael në vitin 2014. Regjistrimi i angazhimeve të mëparshme pavarësisht fktit nëse ishin iniciuar nga Izraeli ose palestinezët dëshmon faktin se parandalimi apo frika ndaj Izraelit nuk mund të rivendosej më në Palestinë. Sipas Institutit të Washingtonit “Me kalimin e kohës, parandalimi në situatën e Gazës ka gjasa të dështojë. Parandalimi funksionon më së miri në situata thelbësisht të qëndrueshme, ku palët i kuptojnë qartë përllogaritjet e njëri-tjetrit.”

Rrethimi i vazhdueshëm i Gazës ushqen paqëndrueshmëri që krijon një oreks edhe më të madh për rezistencë. Balanca që e gjithë kjo situatë është se, nëse nuk do të ekzistontepushtimi i Izraelit, nuk do të kishte nevojë për rezistencë. Në fakt, në vend që të pengojë eskalimin, sipas analizës së SHBA-së, rezistenca në Gaza po bëhet gjithnjë e më e fortë. I njëjti raport i Institutit të Washingtonit bën me dije se: “Aftësitë ushtarake të Brigadave Kassam dhe organizata të tjera janë rritur, ndoshta duke i bërë ata më të sigurt dhe akoma më të rrezikshëm. Kjo mund të çojë në përleshje më të mprehta përgjatë zonës së rrethimit– dhe në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojnë më shumë viktima, duke përfshirë viktima nga IDF-nëja bashku me presionin në rritje të IDF-së për t’u përgjigjur me forcë edhe më të madhe. “Ky dështim në parandalim u nalizua më tej në një Raport të Shërbimit të Kongresit nga analisti Jim Zanotti në të cilin ai shprehet se:

Ekipet e inxhinierëve, kimistëve dhe makinistëve kanë përmirësuar gamën dhe ngarkesën e raketave të serisë Kassam me kalimin e kohës dhe sulmet ushtarake izraelite kanë synuar disa individë dhe objekte që lidhen me kërkimin e raketave dhe operacionet e prodhimit. Gjatë këtyre viteve, raketat kanë zgjeruar distancën e veprimit përtej komuniteteve relativisht të vogla izraelite pranë kufirit të Gazës, siç është qyteti i Sderot (popullsia e të cilit ësht 24.000 banorë), në qytetet më të mëdha bregdetare të Ashkelonit (popullsia e të cilit është120.000 banorë) dhe Ashdod (popullsia e të cilit mendohet të jetë përafërsisht banorë 200,000) dhe në Negev të Beershevës (me popullësi prej 185.000 banorësh). Raketat e Gradstileve të mesme (që mendohet se janë kontrabanduar në Gazë) të cilat kanë rreze më të gjatë se se raketat Kassam janë lëshuar nga Gaza nga Hamasi, Xhihadi Islamik Palestinez (seri Al-Kuds) dhe Komitetet Popullore të Rezistencës (Nasir).

Suksesi i dyshuar i Iron Dome duket të jetë thjesht një fasadë. Sipas Theodore Postol, ekspert i raketave nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), Domeja e Hekurit është e aftë që të kapë në rrezen e tij vetëm 5% ose më pak të predhave të Hamasit. Prova të mëtejshme mbështetëse vijnë edhe nga komentet e gjeneral-majorit, Uzi Dayan kur ai tregoi historinë e një izraeliti, i cili i kishte ngritur një pyetje shumë të rëndësishme se nëse Izraeli nuk mund ta ndalë Hamasin, çfarë shansi kanë për ta ndaluar Iranin. Sfida e Hamasit ka arritur në përmasa edhe më të mëdha në konfliktin e fundit nëpërmjet depërtimit të forcave të rezistencës në territorin izraelit nëpërmjet detit. Videot, që mendohet të jenë publikuar pa autorizimtregojnë zhytësit e Hamasit që infiltrojnë në objektin ushtarak të plazhit Zikim. Trupat hapën një epokë të re të luftës që ekspozon tashmë një kërcënim ushtarak ndaj Izraelit nga Mesdheu. Ky front i ri i operacioneve tani është i hapur nga veriu përmes Hizbullahut, pasi ata synonin korvetën e raketave të marinës së Izraelit, një nga pjesët më të sofistikuara të pajisjeve ushtarake izraelite; Saar-5 gjatë Luftës së Libanit të vitit 2006. Në shkurt të vitit 2017, Times of Israelpublikoi një histori ku thuhej se Hizbullah është pajisur me raketa të sofistikuara anti-anije gjatë pjesëmarrjes së tij nëkonfliktin sirian. Kjo armë në duart e Hizbullahut sipas burimit izraelit do të ishte një element shumë i rëndësishëm i cili do të ndryshojë tërësisht rrjedhën e lojës, duke e kufizuar rëndë mundësisë e dominimittë Izraelit. Prandaj, një kërcënim i ngjashëm me kërcinjtë e bën Izraelin vunerabël si nga veriu ashtu edhe nga jugu, duke kompromentuar kufijtë perëndimorë të Shtetit Zionist dhe paraqet një kërcënim të prekshëm për qasjen e Izraelit në fushat e tij të gazit. Kjo e vërtetëështë transmetuar në mars të këtij viti nga Dr. Efraim Inbar, drejtor i Qendrës BESA (Qendra Begat-Sadat për Studime Strategjike) dhe profesor emeritus i shkencave politike në Universitetin Bar-Ilan.

Humbja e Izraelit në vitin 2006 e rritipretendimin për Hamasin dhe u shndërrua në një referencë të errët për të njëjtën gjë qëështë përmendur në raportin e lartpërmendur:

Lëvizja Hizbullah në Liban, e cila mbështetetnga Irani siguron trajnim ushtarak, si dhe mbështetje financiare dhe morale dhe ka vepruar në disa mënyra si një model mentor ose model për t’u marrë shembull për Hamasin, i cili ka kërkuar të imitojë suksesin politik dhe mediatik të grupit libanez.

Gjatë konfliktit sirian,kemi dëshmuar një largim të Hamasit nga Irani, gje e cila dobësoi boshtin e rezistencës. Megjithatë, pas zgjedhjeve në Hamas është përjetuar një kthim pas të Hamasit për nga Irani dhe Hizbuëllahu. Është raportuar se në fjalimin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah ai e nderoi dhe përshëndeti Hamasin, i cili simbolizonte një afrim të rëndësishëm të këtyre dy palëve. Takimi në vitin 2016 midis Iranit dhe Hamasit mbartenjë rëndësie të veçantë pasi një nga takimet kryesore u zhvillua mes delegacionit të Hamasit dhe gjeneral-majorit Kasim Sulejmani, komandantit të Forcave Kuds. Kjo shënoi një rivendosje të forcave të drejtuara përsëri në pushtimin sionist të Izraelit. Kjo gjë rigjallëronte frikën e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara, duke qënë se Izraeli është me të vërtetë vetëm një shtrirje e politikës hegjemonike të SHBA-së në Lindjen Muslimane. Kërcënimi për ekzistencën e Izraelit u bë me dije në raportin e mëparshëm të kongresit në të cilin thuhet se:

Gjithashtu, Izraeli ka frikë se Irani, Siria dhe ndoshta aktorët e tjerë në rajon mund të përdorin afërsinëgjeografike të Hamasit me Izraelin për të lehtësuar mundësitë e një sulmi ushtarak të koordinuar shumë-palësh dhe frontesh apo të mobilizojnë presionin politik rajonal dhe ndërkombëtar kundër Izraelit nëpërmjet krizave ekzistenciale dhe problemeve aktuale që dihen ngga të gjithë.

Burimi : Crescent International / ML

OPINIONE

INTERVISTA