Sllovaki, vritet gazetari investigativ bashkë me të dashurën

Sipas njoftimit të Policisë në Sllovaki thuhet se një gazetar investigativ është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën.

Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar tha se vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia “nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar.

Gazetari Jan Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk. Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar dyshimin e mashtrimit me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti në fjalë ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, duke sjellë kështu kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo lidhje të mundshme në biznes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne