Stoltenberg: Turqia dhe Greqia anuluan stërvitjet në Mesdheun Lindor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se Turqia dhe Greqia kanë anuluar stërvitjet e javës së ardhshme që do të zhvilloheshin në Mesdheun Lindor.

Jens Stoltenberg doli në një konferencë shtypi në fund të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Stoltenberg iu përgjigj një pyetje në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor dhe tha: “Turqia dhe Greqia, të cilat të dyja javën e ardhshme do të festojnë festat kombëtare, kanë vendosur të anulojë stërvitjet ushtarake të planifikuara në detin Mesdhe. Unë e mirëpres këtë vendim.”

Duke deklaruar se Turqia shfaq një qëndrim konstruktiv dhe fleksibël Stoltenberg tha: “Këto janë hapa të ndërmarra në drejtimin e duhur për të parandaluar incidente dhe aksidente të padëshiruara. Shpresoj se edhe ne mund të bëjmë shtesë në përpjekjet e Gjermanisë për të filluar bisedimet eksploruese.”

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, vendimi për të anuluar stërvitjet u mor me propozimin e Turqisë. Mësohet se ky propozim i Turqisë u bë në kuadër të mirëkuptimit për zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut dhe në bazë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, në lidhje me anulimin e stërvitjes në Mesdheun Lindor tha: “Miqtë tanë (autoritetet përkatëse turke) po punojnë për këtë çështje, ne presim që ata të përfundojnë procedurat në ditët në vijim.”/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne