Sulm me armë në mes të Shkodrës, plagosen një vajzë dhe një burrë

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak minuta mu në mes të qytetit të Shkodrës.

Kanë qenë persona të panjohur ende që kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me dy makina të ndryshme kur kanë shkrehur armët.

Por plumbat kanë kapur një vajzë të re një djalë të ri dhe një burrë, të dy kanë qenë kalimtarë të rastësishëm aty.

Të tre personat janë të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Dyshohet se një nga autorët ka braktisur makinën dhe armën e krimit pranë malit të Taraboshit për tu larguar në Mal të Zi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne