Sulme ajrore në Idlib, vriten 3 civilë dhe plagosen disa të tjerë

Në sulmet ajrore të ndërmarra nga Rusia në rajonin e deeskalimit Idlib, mbështetësi i regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, humbin jetën 3 civilë dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë.

Avionët luftarakë të Rusisë kryen sulme ajrore brenda kufijve të rajonit të deeskalimit Idlib, sipas observatorit ushtarak të opozitarëve për avionët.

Nga të dhënat e marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) theksohet se në sulmet ajrore në rajonin Binnish humbën jetën 3 civilë dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë.

Situata në zonën e deeskalimit në Idlib

Në takimin e mbajtur me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana më 4-5 maj 2017, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane falë mbështetjes ajrore të Rusisë u intensifikuan drejt Idlibit pasi morën nën kontroll 3 nga 4 rajonet të cilat me shpalljen e armëpushimit ishte vendosur ruajta e situatës së tyre.

Pasi forcat e regjimit përshpejtuan grumbullimin ushtarak në shtator 2018, Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin. Forcat e regjimit pas një ndërprerjeje të shkurtër rifilluan sërish sulmet dhe në maj 2019 filloi operacionin tokësor për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin.

Regjimi dhe mbështetësit e tij në këtë kuadër, krahas rajoneve kryesore të Idlibit morën nën kontroll pjesën jugore dhe juglindore të tij, shumë vendbanime në pjesën veriore dhe periferinë lindore në Hama si dhe në pjesën jugore dhe periferinë perëndimore të Halepit.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin siguruan një marrëveshje të re më 5 mars në Moskë. Marrëveshja e fundit e armëpushimit hyri në fuqi më 6 mars 2020. Regjimi dhe mbështetësit e tij pavarësisht shkeljeve të herëpashershme zbatojnë në masë të madhe armëpushimin. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne