Shqiperia

Të braktisur nga shteti, banorët e Lezhës rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti: S’kemi zgjidhje tjetër!

Vonesat në lëvrimin e bonusit të qirasë nga bashkia dhe vështirësitë për të gjetur një banesë të re me qira, po i detyron shumë familje në Lezhë të rikthehen në pallatet e shpallura të pabanueshme. Ata thonë se braktisja dhe pamundësia po i detyron të jetojnë me rrezikun.

Kryqi i kuq në hyrje tregon se këto pallate në Lezhë janë të rrezikshëm. Por banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po kthehen të jetojnë aty.

Janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset por thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Ditën kemi frikë dalim, natën vijmë këtu”.

Nga ana tjetër, shumë ankohen se ende nuk kanë marrë bonusin e qirasë nga Bashkia.
Në Lezhë është bërë e vështirë të gjesh një shtëpi me qira, dhe ato që kanë mbetur thonë se kanë rritur çmimet.

“Kemi dalë të kërkojmë shtëpi, por ngaqë e kanë marrë vesh që jemi me bashki i kanë rritur”.

Në Bashkinë Lezhë janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate të ndërtuara para viteve 1990.

Njësia vendore ende nuk ka një vendim për ta.

Ndërsa ato që vuajnë pasojat janë këta banorë që halli i ka detyruar të jetojnë me rrezikun./Ora News

OPINIONE