Shqiperia

Të hënën prezantohet projekti i Teatrit Kombëtar, artistët kritikë me qeverinë nuk njoftohen për takimin në Kryeministri

Disa javë pas debateve mes artistëve dhe qeverisë, ditën e hënë do të prezantohet në Kryeministri projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Burime të Lapsi.al thonë se takimi do të zhvillohet në sallën ‘COD’ të Kryeministrisë. Por përtej kësaj, problemi qëndron se janë njoftuar të marrin pjesë vetëm artistët e afërt apo le të themi të ‘besuar’ të qeverisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, nuk ua ka komunikuar eventin asnjë prej grupit të artistëve që e kundërshtuan ministren Mirela Kumbaro dhe kryeministrin Edi Rama. Ndonëse do duhej që pjesëmarrës në këtë takim të ishin të gjithë zërat, qeveria e ka shpërndarë njoftimin si trakt komunist, me qëllim që të ngelen jashtë artistët kritikë me Kumbaron e Ramën.

OPINIONE