Shqiperia

Te moshuarit i shperthen ne dore bidoni me benzine.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qafë- Plloçë, ku një 67 vjeçari i ka shpërthyer në dorë një bidon me benzinë.

Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet B.G, 67 vjeçar dhe banues në fshatin Buçimas, po transportonte një bidon të mbushur me benzinë. Në momentin e transportimit, i moshuari kishte me vete në dorë një cigare të ndezur, e cila është bërë shkak që flakët të shpërthejnë kudo.

I moshuari ka mbetur i djegur në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur. Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.

OPINIONE