Shqiperia

Tensione në Kamëz/ Këshilltarët e rinj thyejnë derën e Bashkisë, Mziu ende në zyrë

Pas konstituimit të Këshillit bashkiak të Kamzës, këshiltarët e rinj të kësaj njësie vendore kanë rendur të depërtojnë forcërisht në ambientet e institucionit, me të përfunduar orari zyrtar i punës.

Siç raportohet nga terreni, kryebashkiaku ende në detyrë, Xhelal Mziu, gjendet në zyrë, ndërkohë që jashtë ambienteve të bashkisë, janë mbledhur pas thirrjes së tij për rezistecë dhjetra përkrahës të Partisë Demokratike.

Më herët, për të shmangur përplasjen mes simpatizantëve të demokratëve dhe përfaqësuesve socialistë, betimi i kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, Rakip Sulit, u bë në godinën e prefektes së Tiranës, Suzana Jahollari, që sipas PD ka shkelur rregullat e autonomisë vendore.

Ngjashëm, në Bashkinë e Shkodrës pritet që të ketë qendresë, ku Voltana Ademi ka deklaruar se qyteti “nuk do t’u jepet bandave”./lapsi