Tërmeti në Shqipëri: ZERO kontributi holandez dhe izraelitët ndër rrënoja

NGA: GJERGJI THANASI

Në 2 vjet (2016-2017) Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri harxhoi 700 000 euro për gjithfarë projektesh në përkrahje të LGBTQ-ve shqiptare, për të sensibilizuar gratë kundra abortit selektiv, për ekspozita piktuarash e për pikniqe gjithfarësh. Në dy vite, në situate mëse normale taksapaguesit holandezë harxhuan 700 000 euro për dava projektesh për OJQ-irsa shqiptarë. Sot në kushtet e tërmetit Holanda ka ofruar ZERO euro, as edhe një kile ndihma humanitare, as edhe një pajisje apo vegël, që hyn në punë për raste të tilla fatkeqësish. Theksojmë edhe që asnjë holandez nuk ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar sadopak për përballimin e pasojave të tërmetit.

Turpi shqiptar i Holandës

Është e vërtetë që vecanërisht këto 5-6 vitet e fundit shqiptarët janë bërë kërcënim për Holandën si azilkërkues, klandestinë me destinacion Anglinë dhe si drogaxhinj (nga shpërndarës të vegjël, në importues kokaine në sasi prej disa kuintalësh cdo rejs). Realisht malavita shqiptare ua ka nxirë jetën holandezëve, por ama edhe Ambasada Holandeze në Tiranë fatkeqësisht ka një kontribut të jashteëzakonshëm me para, lobim diplomatik, knoë hoë etj për të sjellë në pushtet skotën e “Mjaft-it” dhe të 99-shave të “Rilindjes”! Në një llogari përfundimatare kontributi holandez e ka dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët shumë më tepër sesa malavita shqiptare i ka sjellë telashe holandezëve.

Në kontrast flagrant me ZERO ndihmën holandeze është ndihma reale e mjaft shteteve që nga Italia apo Turqia e deri te Rumania, Irlanda apo edhe Mal i Zi thuajse shtet mikroskopik. Si zakonisht Izraeli “punches well above his weight”! Hebrenjtë janë proverbialë në rang botëror për kurnacërinë e tyre, por ama në rastin e tërmetit në Shqipëri ata po japin një kontribut goxha mbi mesataren, mbi  të gjitha me ekspertë e pajisje avangardë. Ekipe të mbrojtjes civile Magen David Adom u shquan në kërkimet në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish si edhe për të nxjerrë kufomat e rrezikzinjve, që humbën jetën. Forca Mbrojtëse Izraelite po ashtu kontriboi me ekspertë të nivelit të lartë si edhe personel të AMAN-it për të certifikuar gjendjen reale të ndërtesave të prekura nga tërmeti (kontigjenti i komanduar nga Koloneli Golan). Në fotot ilustruese janë djemtë e Izraelit duke kontribuar në zbutjen e pasojave të tërmetit në qytetin e Durrësit. Po ashtu besoj se, ndërsa po shkruaj këto rradhë, duhet të jetë duke mbërritur nga Aeroporti Ramon në Rinas një kontigjent cadrash dimërore të cilësisë së lartë.

Qëllimisht e bëra krahasimin e Holandës me Izraelin për faktin e thjeshtë se kur të ndihmojnë edhe hebrenjtë të njohur për dashurinë e vecantë, që kanë për anën material, për paranë, dallimi moral me Holandën shndërrohet në një humnerë jo thjesht hendek!!!!!!/Gazetaimpakt/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne