Transformimi i Edi Rames

Nga Kliti Kote

Perpara disa ditesh se bashku me familjen time menduam te dilnim ne panairin kombetar te bujqesise i cili zhvillohej ne sheshin ”Skenderbej”. Pervec larmise ushqimore e cila shihej
ne cdo skaj te panairit dhe qe dukej sikur kundershtonte varferine e vendit, ajo cfare me
beri me shume pershtypje ishte prezenca e kryeministrit Edi Rama. Teksa Edi Rama erdhi
ne panair, sebashku me te shikoje te zbarkonin nje tufe ”kuajsh” me bodyguard dhe civila
te cilet e ruanin ne cdo pllake te sheshit, ku hidhte hapin. Rama per nje moment me dukej si
komandant i ndonje ushtrie qe mesynte per te pushtuar. Nga ana tjeter mu duk si vete
Sali Berisha. Pikerisht si vete Saliu, te cilin vete socialistet e sulmonin per rojet e shumta
dhe forcat speciale qe i mbante kudo nga mbrapa per arsye sigurie apo nga frika –
arsye qe vetem Saliu apo shumica e shqiptareve i dine.

Nga nje ane duke pare servilizmin dhe perulesine e njerezve te mbledhur si nje tufe ”hijenash” prane ”mbretit luan” te sillte ne mendje imazhet e Kim Jong Jungu-t nga Koreja e Veriut.  Edi Rama me dukej shume i frikshem, me i frikshem se kurre…

Vellai im i cili eshte nje person totalisht jashte botes se politikes – te cilin per me shume, personalisht vete Edi Rama e ka shperblyer me 1000 euro, si nje nga nxenesit me te mire, ekselent, ne eventin tek ”Tirana International Hotel” nje vit me pare – u drejtua me telefon ne dore per te filmuar liderin e madh shpirteror, por cudi e madhe, pas pak sekondash apo minutash u has me kundershtimin dhe dhunen e ‘kuajve te eger’ te cilet me dhune verbale dhe fizike e larguan – a thua se u sul per te lenduar liderin shpirteror te shqiptareve. Nese do te me kishte ndodhur mua, atehere do ta pranoja edhe pa bere ze e duke qeshur – per shkak te bindjeve te mija idealiste drejt se drejtes dhe drejt se vertetes te cilat i shpreh kudo ku mundem – por teksa i ndodhi vellait tim u revoltova dhe ndaj po shkruaj keto fjale. Vellai im mbeti i shtangur totalisht edhe per shkak te formimit qe ka si njeri i urte, i ditur, europian i cili ben dallim nga cdo moshatar i tij.

Sjellja arrogante e kryeministrit tone tashme nuk haset vetem neper studiot televizive – ku nuk le asnje gazetar pa e ofenduar dhe pa u kapur me gjera aq te pavlera saqe debatet i kthen ne teater dhe monologje Don Kishoteske. Kjo sjellje eshte e implementuar kudo, ne cdo skaj te vendit tone, ne cdo hap qe hedhim, ne cdo strukture shteterore. Kjo sjellje per mendimin tim
vjen edhe per shkak te gjumit te te rinjve, te cilet jane te vetmit njerez qe e bejne Ramen serioz dhe jo arrogant. Ketu dua te kujtoj protesten e nje viti me pare te studenteve – ku edhe une isha pjese e saj – e cila e beri Edi Ramen jo vetem te dridhet, por te kaloj cdo nivel normal apo jo normal, qe mua me kane pare syte ndonjehere ne televizionet shqiptare. Edi Rama ne piken qe eshte ka me shume se kurre nevoje per protesta, por jo nga Luli dhe Mona, por nga ne opozita e vertete. Ne populli i thjeshte qe e do politiken bazuar ne drejtesi dhe mireqenie.

Edi Rama sot me duket totalisht i transformuar. Une nuk e njoh me ate. Them nuk e njoh, jo se kam ndonje njohje personale, por me aq sa kam lexuar per te, aq sa kam degjuar per te, por edhe me aq sa e mbaj mend nga koha kur isha me i vogel – atehere kur kam marre autograf nga ai vete.

Me kujtohet kur isha ne klasen e gjashte – ne ish-shkollen jopublike ”Motrat Qiriazi” – atehere kryeministri jone ishte kryetar bashkie – dhe mesa mbaj mend, ngjitur me shkollen tone vinte per te inaguruar nje shkolle publike 9-vjecare. Sapo e pame, te gjithe sa ishim u ngjitem ne kangjellat e shkolles dhe nisem ta therrisnim ne emer. Xhaxhi Edi na degjoi dhe u afrua prane nesh – qe nderkohe ishim bere gati me letra dhe stilolapsa per t’i marre autografe. Ishte nje kujtim i bukur per shkak se ai u tregua mjaft i ngrohte me ne, nuk u lodh se dheni autografe nga i pari tek i fundit dhe batuat e tij te ngrohta per ne kalamajte e vegjel, na benin te qeshnim dhe ta shikonim si nje njeri pozitiv.

Ne famijerine time – kur une banoja prane xhamise ”Xhura” apo sic njihet ndryshe zona e ”Oxhakut” – kam pasur fatin qe te kem shok Gregorin, djalin e kryeministrit. Gregu ate kohe jetonte me mamane e tij e cila banonte perballe pallatit tim, nje kat siper shtepise se gjysherve te mi ku une kaloja shume kohe. Me Gregun luanim shpesh futboll, hapa-dollapa, kam kujtime te bukura, ishte nje djale shume i mire, i urte, i sjellshem dhe i paragjykuar shume nga shoqeria – per shkak se ishte i biri i Edi Rames dhe nderkohe jetonte me te emen, pa baba. Shpesh shoket tane me te rritur ne moshe(cubat) e tallnin duke i thirrur – ”O Edi Rama”. Gregu nuk para revoltohej shume, ishte djale i qete, vetem e ema e tij – e cila ate kohe vuante nga nje gjendje depresive, sic thoshte lagja – me kujtohet qe revoltohej dhe bertiste, uleriste e inatosur, e merzitur pse djalit te saj i therrisnin me emrin e te atit duke e tallur. Edhe gjysherit e mi te cilet gjithmone i pershendeste neper shkalle me shume miresjellje dhe respekt ruanin dhe ruajne kujtime pozitive nga Gregu.

Jo me kot permenda shoqerine time me Gregun – duke ngritur nje paralele me vete kryeministrin sot, familjen e tij sot dhe vizitat e Edi Rames ne lagjen tone – te cilat kane qene te shpeshta atehere. Edhe ne kohen kur Gregu akoma nuk ishte larguar nga lagja mbaj mend kryrministrin te vinte dhe dukej nje njeri tjeter nga sot, pavarsisht postit te larte ne krye te Bashkise Tirane. Edhe pasi Gregu u largua – mos gabohem ne Amerike – Edi Rama kishte nje dashuri per lagjen tone, te pakten keshtu me duket mua – ndoshta nga ish-bashkeshortja, apo sepse ishte lagja e te birit dhe e mbaj mend te vinte shpesh ne fushata apo inagurime te ndryshme. Ajo cfare kujtoj prej tij nga vegjelia eshte nje njeri plot batuta, i qeshur, i cili rrinte pa asnje roje, pa asnje bodyguard, i cili degjonte hallet e njerezve, ju kthente pergjigje – edhe pse ndonjehere me batuta dhe arrogance, por jo si sot. E mbaj mend nje njeri tjeter, nje njeri i cili dukej si ne, dukej si te gjithe njerezit, sikur vertete e perfaqsonte turmen e popullit. Me kujtohet kur takohej dhe perqafonte njerez, nder ta edhe ne kalamojve te lagjes.

Imazhi i cili kisha krijuar qysh prej femijerise deri ne vitin 2013′ ishte dicka totalisht e kundert nga ajo cfare shoh sot ne koken time dhe syte e mi.

Edi Rama sot duket nje njeri i frikshem ne syte e mi. Une edhe pse po e shkruaj kete shkrim, perseri kam nje lloj pasigurie dhe ”frike” per censuren dhe trysnine qe ai ka ushtruar ne media dhe fjalen e lire. Vete Edi Rama i cili ka qene inspirim per shume te rinj me shkrimet e tij kunder komunizmit, kunder censures, kunder cenimit te lirive themelore te jetes, sot eshte kthyer ne nje makth kundrejt fjales se lire dhe jo vetem. Edi Rama njeriu qe une ne 2013′ – kur votoja per here te pare ne jeten time – e shihja si shpresen e vetme dhe te fundit per ndryshimin dhe revolucionin rrenjesor te vendit – te cilin e votova pa menduar dy here, tashme me ka zhgenjyer totalisht. Tashme me duket edhe me keq se vete Saliu. Edi Rama mua me duket si nje perbindesh qe po gllaberon gjithcka cfare i del perpara. Me krijon ne koke figuren e nje ”gogoli” te etur per pushtet, per para dhe qe eshte i gatshem te bej gjithcka per keto.
Edi Rama njeriu qe shihja me admirim deri ne 2013′ tani me duket po njesoj si Saliu, Nano, Likja, Mona, Luli etj etj.

Une mendoj se koha e Edi Rames ka mbaruar tashme. Mendoj se tani eshte plotesuar ora biologjike per nje revolucion te ri ne Shqiperi, njejte me revolucionin e vitit 91′. Ka ardhur koha e ndryshimit te ketij sistemi i cili ka zhytur shqiptaret ne skamje dhe emigrim te frikshem. Edi Rama eshte ne fundin e tij, ndaj dhe njesoj si Sali Berisha ne fundin e tij eshte i coroditur, nuk di se c’ben, flet ndonjehere per cart dhe nderton vetem rruge qe nga pas u fshihen dhe u dalin skandale.

Me vjen keq qe me zhgenjeve Xhaxhi Edi, vertete te mendoja ndryshe, te mendoja me te forte sesa pushteti./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne