Trump: PKK-ja është ndoshta një kërcënim terrorist më i madh sesa DAESH-i

Ky vlerësim i liderit amerikan erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, pas takimit dypalësh që ata realizuan në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nëse ishte befasuar nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes”, që Forcat e Armatosura të Turqisë po kryejnë prej tashmë 9 ditësh në lindje të lumit Eufrat, në Siri, Trumpi u përgjigj me fjalët: “Vendimi i Erdoganit nuk më befasoi. Ai donte ta bënte këtë që prej një kohe të gjatë dhe prej një kohe të gjatë po ashtu dislokonte ushtarë në kufi me Sirinë.”

Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë rikujtoi se trupat amerikane në veri të Sirisë janë tërhequr.

“Ata (Turqia dhe YPG/PKK) luftojnë prej shumë kohësh. Gjithashtu luftojnë në kufirin sirian. Ky është kufiri i Sirisë. Dhe unë ju pyes: Përse ne mbrojmë territoret e një vendi (Siria) që nuk është miku ynë? Siria po ashtu ka marrëdhënie me kurdët dhe, meqë ra fjala, nuk është se ata (YPG/PKK) janë engjëj”, u shpreh ai.

“E parë në shumë aspekte, PKK-ja është ndoshta më e keqe sesa DAESH-i për sa i përket terrorizmit dhe kërcënimit terrorist”, theksoi Presidenti Trump duke shtuar se SHBA-ja duhet të ketë marrëdhënie të mira me anëtarët e NATO-s dhe Turqia është anëtare e Aleancës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne