Trump quan ‘grushtshteti’ përpjekjen për shkarkimin e tij

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdon jehona e bisedës telefonike të Donald Trump-it me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka krahasuar me grushtshteti hetimet paraprake që kanë nisur demokratët për shkarkimin e tij.

Biseda e diskutueshme telefonike midis Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në korrik ishte hapi i parë i demokratëve në Kongresin amerikan për të fajësuar presidentin.

Procesi filloi me zbulimin e raportit të një informatori të brendshëm se në një bisedë telefonike, ku pretendohet se Trump i kishte kërkuar liderit ukrainas të hetonte djalin e kandidatit për president Joe Biden, dhe pastaj arriti deri në marrjen e vendimit për fillimin e procedurat për shkarkimin e presidentit Trump.

Ndërkohë që hetimet paraprake vazhdojnë Trump ka reaguar nga llogaria e tij në median sociale ku e quan procesin e shkarkimit është një “grushtshteti”.

“Ato që po ndodhin pa i mësuar detajet e çështjes nuk është fajësim, por një grushtshteti, një tentativë që synon të eliminojë të drejtat e qytetarëve amerikanë”, argumenton Trump në postimin që ka bërë në «Twitter».

Trump tha gjithashtu se biseda e tij me Zelensky kishte qenë plotësisht në përputhje me procedurat. “Nuk ka rëndësi se çfarë fola me Zelensky. Dikush duhet të hetojë rastin Biden,”- tha presidenti amerikan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne