Bota

Turqi, partia opozitare İYİ: të konfiskojmë “Kullat e Trumpit në Stamboll”

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, duhet ti konfiskojë “Kullat e Trumpit në Stamboll’ në hakmarrje ndaj sanksioneve të SHBA ndaj Turqisë.

Kërkesa që të konfiskojë “Kullat e Trumpit nëStamboll” në përgjigje të sanksioneve të SHBA-ve për zyrtarët e vendit, pasi marrëdhëniet midis dy vendeve vazhdojnë të përkeqësohen.

Partia İYİ ka kërkuar që Presidenti Erdoan të urdherojë konfiskimin e pasurive në pronësi të Presidentit Donald Trump dhe anëtarëve të kabinetit të tij që ekzistojnë brenda kufijve të Turqisë.

“AKP duhet gjithashtu të ndalojë blerjen e aeroplanëve të pasagjerëve prej 11 miliard dollarësh nga SHBA”, thuhet në deklaratë.

Sugjerimi vjen pas sanksioneve të SHBA që në shënjestër kishin dy zyrtarë të lartë në administratën turke.

Sanksionet, të cilat janë quajtur nga Turqia si një “qëndrim agresiv që nuk i shërbejnë në raportet midis dy vendeve”, u vendosën në përgjigje të burgosjes të një pastori amerikan, i cili po gjykohet nga Ankaraja për spiunazh dhe akuzat tjera.

OPINIONE