Turqia dhe Libani do të hapin misione diplomatike në Kudsin Lindor

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Libani dhe Turqia po shqyrtojnë hapjen e misioneve diplomatike në Kudsin e okupuar, në përgjigje të njohjes nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i të gjithë qytetit si “kryeqyteti” i Izraelit.

Ministri i Jashtëm libanez, Xhebran Basil e përshkroi Kudsin Lindor si “kryeqytetin e Palestinës”, duke thënë se ai e kishte njoftuar Presidentin palestinez Mahmud Abas për gatishmërinë e tij për të hapur atje një ambasadë libaneze. Basil gjithashtu vuri në dukje se Abas kishte premtuar të siguronte një truall për misionin e Libanit në Kuds. Diplomati më i lartë libanez më tej vuri në dukje se plani i ambasadës pritej të debatohej gjatë takimit të kabinetit më vonë të enjten. Nga ana tjetër, partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, i bëri thirrje qeverisë turke të hapte ambasadën e vendit në Kudsin Lindor. “Turqia duhet menjëherë, pa humbur kohë, të hapë ambasadën e saj në Palestinë në Kudsin Lindor”, tha të enjten Engin Altay, zëvendëskryetar i CHP. Zhvillimet erdhën pasi Organizata e Bashkëpunimit Islamik në një samit në Stamboll, deklaroi se do të njohë “Kudsin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës dhe do të ftojë të gjitha vendet të njohin shtetin e Palestinës dhe Kudsin Lindor si kryeqytetin e saj të pushtuar”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne