Turqia e para në mesin e ekipeve të huaja në turneun e futbollit në Kuds

Një ekip nga Turqia është radhitur i pari në mesin e ekipeve të huaja në një turne futbolli të organizuar në Kudsin Lindor të pushtuar, ndërsa ka zënë vendin e tretë në përgjithësi.

Në turneun e organizuar nga Shoqata Burxh El-Lak Lak në Qytetin e Vjetër të Kudsit morën pjesë dy ekipe të përbëra nga të rinj palestinezë dhe nga një ekip që përfaqësonte 12 shtete.

Në ekipin që përfaqësoi Turqinë bënin pjesë punonjës të Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre në Kuds dhe të Anadolu Agency (AA), si dhe të rinj palestinezë.

Ekipi nga Turqia ishte i pari në mesin përfaqësuesve të huaj, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 3-0, Austraninë 5-3 dhe Suedinë 2-1, në përballjet me kohëzgjatje 20 minuta.

Në mesin e të gjitha ekipeve, skuadra turke zuri vendin e tretë pasi u mposht nga nikoqirët Burxh El-Lak Lak me rezultatin 3-1.

Nga ekipet që përfaqësuan Palestinën, Burxh El-Lak Lak zuri vendin e parë, ndërsa YMCA arriti të radhitet e dyta.

Shtetet që hynë në mesin e katër skuadrave të para fituan nga një kupë.

Gjatë ndeshjes midis Turqisë dhe Anglisë, shoqata palestineze organizatore intonoi himnin turk.

Kudsi Lindor gjendet nën okupimin e Izraelit që nga viti 1967. Shoqatat si Burxh El-Lak Lak, që veprojnë në qytetin historik ku gjendet faltorja e shenjtë Mesxhid al-Aksa, organizojnë aktivitete të ndryshme për të mbështetur të rinjtë palestinezë kundër projekteve të hebraizimit të qytetit./ AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne