Turqia i kërkon Kosovës që të mos ja bëj varrin vetes me Izraelin

Njohja e Izraelit nga ana e Kosovës dhe vendimi për të hapur ambasadën në Jerusalem ka shkaktuar edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, e cila  me anë të një deklarate, është shprehur e zhgënjyer me një vendim të tillë dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shqyrtohet nga autoritetet e Kosovës. Turqia është mes shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por ne nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim“, shprehet Ministria e Jashtme turke.

Turqia po ashtu i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“I bëjmë thirrje drejtuesve të Kosovës që t’i respektojë këto vendime dhe të përmbahet nga hapa të tillë që do ta minonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe gjithashtu që do të mund ta parandalonin njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera në të ardhmen.”

Reagimi i Turqisë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi me 4 shtator në Uashington dhe njohja reciproke e dy vendeve ishte një nga pikët kryesorë të saj. Në marrëveshje po ashtu shënohej palët ranë dakord që Serbia të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe Kosova të hapte ambasadën e saj aty./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne