Turqia neutralizon 9 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Forcat e sigurisë së Turqisë neutralizuan nëntë terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Ministria tha në Twitter se terroristët u neutralizuan në një operacion ajror në rajonin Kandil të Irakut verior.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, vranë ose u kapën.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne