Turqia reagon ndaj deklaratës së përbashkët të Egjiptit, Greqisë dhe Qipros së Jugut

Ankaraja reagoi ashpër ndaj komunikatës së përbashkët të Egjiptit, Greqisë dhe udhëheqjes greko qipriotë në lidhje me Turqinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) deklaroi se refuzojnë tërësisht pretendimet e pabaza ndaj Turqisë, të cilat zënë vend në deklaratën e përbashkët të publikuar pas mbledhjes së ministrave të 3 vendeve në fjalë, mbledhje kjo e zhvilluar në Nju-Jork, të shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aksoj në përgjigjen me shkrim bëri të ditur se përpjekjet e periudhës së fundit të Greqisë dhe Qipros së Jugut për të përfshirë vendet e rajonit, krahas vendeve të BE-së, në politikat e tyre maksimale kombëtare, jo vetëm që bien ndesh me drejtësinë ndërkombëtare por nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në Mesdheun Lindor.

“Vendet e rajonit nuk kanë as autoritet, as përgjegjësi dhe as të drejtën e fjalës në lidhje me problemet e Egjeut dhe çështjen e Qipros. Hapat e hedhura me qëllime politike që synojnë të izolojnë dhe injorojnë Turqinë dhe turqit e Qipros në Mesdheun Lindor nuk kanë shanse për të qenë të suksesshme. Gjithashtu fakti se Greqia bën pretendime të pabaza kundër Turqisë në një kohë që ajo jep mesazhe bashkëpunimi me vendit tonë demonstron se Greqia nuk është e sinqertë” shkroi zëdhënësi Aksoj.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të Egjiptit, Greqisë dhe udhëheqjes greko qipriotë pretendohej se Turqia vazhdon veprimtari të jashtëligjshme në Egje dhe Mesdheun Lindor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne