Turqia synon të presë këtë vit 7 milionë turistë rusë

Presidenti i Federatës së Hotelierëve të Turqisë (TÜROFED), Osman Ajëk (Osman Ayık) tha se festivali u mbajt në datat 14-16 qershor dhe kaloi në një atmosferë të bukur.

Festivali u organizua në Moskë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në koordinim me TÜROFED, Shoqatën e Agjencive të Udhëtimeve të Turqisë (TÜRSAB) dhe Shoqatën e Investitorëve të Turqisë në Turizëm (TTYD),- sqaroi Ajëk dhe shtoi se brenda një kohe të shkurtër, 3 ditë, pati një pjesëmarrjen të madhe, mbi 130 mijë vetë.

Ajëk theksoi gjithashtu se festivali do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e numrit të turistëve që do të vijnë këtë vit nga Rusia në Turqi. “Me organizimin e aktiviteteve të tilla numri i turistëve rusë do të arrijë në 7 milionë, nga 6 milionë që është objektivi i Turqisë për këtë vit. Dëshira jonë është që organizime të tilla të zhvillohen pa ndërprerje”,- përfundoi Ajëk./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne