Bota Opinion

Udhëheqësit arabë u dorëzuan: “Jam krenar që jam pjesëtar i këtij kombi i cili jep dëshmorë për të mbrojtur nderin e Umetit!”

Nga Abdulbari Atvan

Ju lus që kur të flisni për festimet që Amerika ka organizuar për të bërë provokim gjatë procesit të zhvendosjes së ambasadës së saj në Jeruzalemin e pushtuar, të flisni për “të drejtën ndërkombëtare”. Është e turpshme dhe poshtëruese të flitet për këtë gjë në një kohë kur qindra e mijëra të rinj në Gazan e rrethuar, marshuan në kufijtë e okupuar palestinezë, duke sfiduar plumbat e pushtuesve, me besimin dhe imanin e tyre…

Këta të rinjë që derdhin gjakun e lavdisë dhe nderit nga venat e tyre, po sfidojnë kundër këtij përparimi të Amerikës-Izraelit. Ata nuk po presin as ushtritë arabe, as avionët F-16 që kanë shpenzuar miliona dollarë për ta blerë. Sepse ata janë të vetëdijshëm se këta avionë godasin vetëm qytetet arabe, vrajnë vetëm arabët… Ndoshta nuk është larg mundësia që arabët në fjalë të luftojnë kundër popullit palestinez krah për krah me Izraelin.

Mos na thuani se “Duke e zhvendosur ambasadën e saj në ditën e Nakbas, Amerika e ka përfunduar gënjeshtrën e dy shteteve dhe rolin e saj paqësor”. Ata që sot e festojnë zhvendosjen e ambasadës, janë ata që na futën në këtë moçal dhe që na sollën në këtë gjendje!

Jemi të habitur se si liderët arabë, ministrat dhe shumica e ambasadorëve po marrin pjesë në këto festime, pavarësisht se bëhet fjalë për një miqësi të sinqert në mes tyre dhe shtetit pushtues, pavarësisht se ata e mirëpriten sulmin e Izraelit ndaj Sirisë dhe pavarësisht se dërguan ekipe sportistësh në Jeruzalemin e pushtuar. Po themi se ata përgëzuan Amerikë dhe Izraelin përmes telefonit. A nuk është ashtu? Fundja, do të ishte e pakuptimtë që ata të mos i pëmbushin detyrat e tyre kundër aleatëve të tyre të ri.

Prej që filloi Marshi i Madh i Kthimit, qindra persona kanë rënë dëshmorë. Vetëm sot duke i shkruar këto rreshta, kanë rënë dëshmorë 40 persona. Numri po vazhdon të rritet. Këta njerëz janë nipat e sahabëve, komandantëve pushtues dhe ushtarëve heroik. Këta janë pakica që besohet se kanë mposhtur shumicën dërrmuese të kafirëve …

Ata donin t’a shtyjnë popullin palestinez dhe gjeneratat e reja që të harrojnë tokat e tyre, në mënyrë që t’i bëjnë të heqin dorë nga kërkesa për kthim. Këto pra, janë marshimet e bekuara të vaditura me gjak… Ata nuk e dinë vendosmërinë e këtij populli dhe fuqinë e besimit të tyre!

Udhëheqësit arabë u dorëzuan, e shtyn qeverinë palestineze që t’a harrojnë Palestinën dhe hoqën dorë nga e drejta për t’u kthyer. Amerika ka krijuar një armik të ri për ta, ndërsa ata tradhtuan amanetin. Populli palestinez dhe të gjithë popujt myslimanë dhe arabë që janë pranë tij do të qëndrojnë prapa fjalës dhe pa marrë parasysh se sa humbje do të ketë, ata do të vazhdojnë të mbrojnë lavdinë e umetit. Po, jam duke shkruar me ndjenja… Çfarë bënë racionalët, të vetëpërmbajturit dhe të urtit? A ndaluan ndërtimin e ndonjë ndërtese në ndonjë njësi të vendbanimeve hebrenje? A mbrojtën identitetin arabë të Jeruzalemit apo identitetin islam? A e penguan jahudizimin? A mundën t’i ndalin masakrat që bënë forcat pushtuese në Gaza, Jenin, Hebron, Libanin Jugor dhe në Siri?

Njerëzit e Marshit të Madh të Kthimit nuk kanë frikë nga vdekja, nuk e dinë se çfarë është frika dhe i kalojnë kufijtë. Ata po rezistojnë me mjeshtëri dhe po vënë rastet e tyre mbi rendin e rëndësisë në botë, megjithëse mendojnë se arabët e nënshtruar janë në fund të listës së këtij rasti.

Frikacakët e vërtetë janë izraelitët që hodhin zjarrë ndaj fëmijëve të pafajshëm dhe të cilëve i’u ra maska e fytyrave të tyre të shëmtuara!

Nuk do të përgëzohen ata që kanë qenë bashkë me Izraelin! Ata nuk do të mund t’a mbrojnë veten nga zemërimi i popullit të tyre! Ne besojmë se këta popuj nuk do të harojnë, nuk do të falin dhe do të rezistojnë me formën më të fuqishme kundër liderëve mizorë që e shesin veten dhe që i’a hipotekojnë pasurinë e shteteve të tyre Amerikës dhe Izraelit.

Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij populli heroik arab. Po qëndrojmë kokëlartë falë dëshmorëve dhe gazilerëve. Zoti kurr nuk e mposhtë një umet brenda të cilit janë këta heronjë.

Së fundi, dëshirojmë t’a themi këtë; ky popull hero nuk është entuziast për të vdekur, nuk e hedh veten në rrezik. Sepse ky popull është një popull i guximshëm, i ndershëm dhe një popull që e don jetën… Por, jetesa kërkon lavdi dhe nder. Kjo luftë vazhdohet me dëshmorë, të lënduar, gra dhe fëmijë…

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE