UDHËTIMI NË IRANIN E KHAMENEI-t: ÇFARË NUK TREGOJNE MEDIAT TONA

Nga Jacopo Brogi

Një lumë i vrullshëm njerëzish po mbush mauzoleun kushtuar Ayatollah Rouhollah Mousavi Khomeini. 3 qershori shënon përvjetorin e vdekjes së tij dhe pasuesi i tij do të flasë së shpejti: Sejjid Ali Khamenei. Në atë që Perëndimi e përkufizon si një diktaturë të pamëshirshme, policët dhe rojet e paarmatosura monitorojnë strukturën gjigante ku dynden njerëz nga e gjithë kombi.

Ishte viti 1989 dhe Khomeini la shembullin e tij tokësor dhe përfundimin e një revolucioni politik dhe shpirtëror që vazhdon edhe sot, pas 35 vjetësh: më 6 qershor 1989, mbi 10 milionë njerëz dolën në rrugë për të dhënë lamtumirën e fundit.

Por si… është e mundur? Një revolucion në kohën tonë?

Po, e ke kuptuar drejt. Pse sot të jesh një komb i pavarur që i ka rezistuar tridhjetë viteve të egër të globalizimit të egër që erdhi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik – ku shtete të tëra dhe kontinente të tëra, veçanërisht ai evropian, u rivendosën, duke rënë si kunja nën goditjet e korporatave ndërkombëtare dhe shumëkombëshe të triumviratit Uashington, Londër, Tel Aviv, nëpërmjet Brukselit dhe Frankfurtit – do të thotë të kesh bere një revolucion të vertete.

Nëse popujt perëndimorë sot e gjejnë veten në mesin e kaosit te identitetit të humbur dhe kolapsit demografik; të ekonomisë katastrofike dhe varfërimit të përhapur dhe sistematik, botët e tjera po përjetojnë rritje dhe zhvillim pavarësisht sanksioneve, tentativave për grusht shteti dhe propagandës të pandërprerë e të gjithëpranishme te Perendimit.

Dhe ky zhvillim i marrëdhënieve, i ndërveprimeve njerëzore, i ndjenjave, edhe para ekonomive dhe gjeostrategjive, mund të shihet me sy të lirë. Një vend plot me të rinj dhe shumë të rinj sot përfaqësohet gjerësisht këtu. Dhe ai pret.

Në Iran sot eshte dite zie. Zija perkujton vdekjn e presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe pasagjerëve të tjerë të helikopterit që u rrëzua më 19 maj. Panelet përkujtimore, posterat, ikonat e Raisi dhe Abdollahian shihen kudo: në rrugë, në dyqane, në ndërtesa publike. Miliona njerëz jane derdhur në rrugë për funeralet e tyre dhe nuk ka nevojë të shtyjnë njerëzit, kjo duket qartë edhe në festimet për Khomeinin.

Pjesëmarrja e pamasë, përfshirja masive, fytyrat, gjestet, solidariteti janë përbërësit njerëzorë të një kohezioni të komunitetit në të cilin aspekti fetar është qendror, i cili më pas bashkohet me ndërgjegjen politike të individit dhe të njerëzve. Pjesemarrja te deshmon sesi kombi i lire iranian që cliroi veten e tij nga diktatura e Shahut të Persisë, xhandari i Gjirit Persik qe ishte instaluar nga Uashingtoni, ndërsa Savaku, policia e tij secrete e trajnuar nga Tel Avivi, masakronte iranianet; ky komb sot eshte i lire.

Ndersa eci ne rruget e Teheranit shoh sesi disa të rinj cojne postera gjigande ne duart e tyre dhe i bejne homazhe Imam Khomeinit.

Kur Seyyed Ali Khamenei vjen në turmë, skenat e gëzimit popullor janë të pabesueshme. Bëhet fjalë për një zotëri të shquar 85-vjeçar, të brohoritur sikur yjeve të rock-ut dhe personazhet e famshëm brohoriten ne Perendim.

Në qendër të fjalimit të Khameneit është gjenocidi, tragjedia palestineze e cila “është bërë çështja kryesore e botës, me studentët e universiteteve amerikan që brohorasin slogane solidariteti për Palestinën”. Khamenei tregon sesi rezistenca islamike e ka vënë Izraelin “në një rrugë drejt tatepjete dhe shkatërrimi “, duke prishur “komplotin e madh ndërkombëtar në rajonin e Azisë Perëndimore”.

Dy ditë më parë, këtu në Teheran, në Samitin Ndërkombëtar për Gazën, delegacionet nderkombetare ju bashkuan vuajtjeve te popullit palestinez. Në Samit debatet u mbajten rreth temes se: a do të jetë akoma dhe gjithmonë Perëndimi ai që do t’ua imponojë të njëjtin fat të gjithëve?

Khamenei duke cituar analistët perëndimorë të cilët e përkufizojnë si “serioze” disfatën e pësuar nga Izraeli në duart e frontit të rezistencës në Operacionin Stuhia Al-Aksa konkludoi se: operacioni i Hamasit “do të ndryshojë botën”.

Ne fund Khamenei i beri thirrje popullit për pjesëmarrje të madhe popullore ne zgjedhje. Duke folur për demokracinë dhe duke pasur parasysh se për politikanët tanë, kaq të urryer, demokracia e vërtetë do të ishte vetëm perëndimore.

Pas fjalimit te Khameneit, mauzoleumi i imam Khomeinit u zbraz në mënyrë të rregullt. Ajo qe nje visitor perendimor perjeton kur viziton Iranin eshte dicka qe nuk ekziston askund në botë.

Megjithatë, ka realitete në shkallë njerëzore të ndërtuara mbi baza vlerash të përbashkëta, kulturore, shpirtërore dhe materiale. Ndërsa Perëndimi po zhduket si një masë atomesh pa formë të hedhura ne ajer ne Iran punet jane ndryshe.

“Në Iran ndihem vërtet e lirë, jo si në Mançester”, thotë një zonjë iraniane, me të cilën e gjej te ulur në aeroport përpara nisjes. Ajo jeton në Angli ku punon i shoqi dhe vajzat e saj kanë punë të mira. Gruaja më thotë se nuk i pelqen te jetoje ne Britani ku ajo vuan shtypjen dhe kontrolli e regjimit me: “shumë kamera, shumë kontrolle, shumë pabarazi ekonomike.” Por ketu ne Iran thote ajo është ndryshe. Do të doja të kthehesha të jetoj këtu sapo të dale pension, kam shumë vite që jam në Angli”.

I tregoj asaj për ceremoninë në mauzolem që une perjetova. Ajo me pergjigjet: “Unë jam krenare për vendin tim: ne jemi vertete të pavarur.”

Ndërsa udhetimit tim po i vjen fundit dhe une jam gati të mbyll këtë artikull, më kujtohet kontrasti i dukshëm midis shenjtërisë së turmës së mëngjesit që priste Udhëheqësin Suprem Khamenei dhe materializmit vezullues qe dukesh perjeton kur viziton qendren tregtae Iran Mall.

Sot pasdite, Iran Malli është i mbushur me çifte të reja, shumë vajza qe nuk mbajnë mbulesë ne koke, shumë qe mbajnë; ku të gjitha jane të zëna me blerje ekstravagante.

Shumë prej femrave qe shoh ne Iran Mall do të kenë qenë edhe në ceremoninë e mëngjesit, në kujtim të Imam Khomeinit.

Kur dikush viziton Iranin me kontrastee tij pyet veten: Çfarë vendi i çuditshëm është ky? Por pse valle Irani nuk eshte një regjim intolerant, shtypës, dhe i dhunshëm sikur na propagandojne televizione ne Evrope?

Sot bota eshte ne lufte. Perendimi i eshte versulur Lindjes dhe deshiron ta nenshtroje ate. Megjithate jo e gjithë bota dëshiron të jetojë si ne. Ka popuj që duan të vazhdojnë të jetojnë ndryshe nga ne. Dhe Irani i perket nje bote tjeter qe pak prej nesh e kuptojne.

Teheran. 03.06.2024

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne