Uebinar i grupit terrorist MEK në Shqipëri

Takimi vjetor i grupit terrorist MEK u organizua ditën e premte në kohën kur për shkak të virusit korona, ky takim është mbajtur në formën e uebinarit.

Vitin e kaluar për shkak se qeveria franceze nuk ka dhënë leje për organizimin e këtij takimi në Paris, grupi terrorist MEK nuk ka mundur të organizojë takimin ndërsa sivjet në kushtet e virusit Korona takimi vjetor në prani të Marjam Raxhavi u mbajt në Shqipëri në formë uebinari ku të pranishëm ishin të ashtuquajturit mbështetës dhe bashkëpunëtorë të huaj. Ditët e fundit grupi terrorist MEK është përpjekur shumë që të publikojë organizimin e këtij uebinari, duke shfrytëzuar lajmet që janë përhapur për vdekjen e Marjam Raxhavi.

 

Takimi i grupit MEK u organizua me gjithë përhapjen e lajmit për vdekjen e Marjam Raxhavi dhe me qëllimin gjoja për të mbështetur lëvizjen e popullit iranian dhe për të mbështetur trazirat e fundit. Grupi terrorist MEK lajmin për vdekjen e Marjam Raxhavi e ka përdorur për propagandë mediatike. Duke qenë se grupi terrorist MEK është I njohur për fshehjen e informacioneve dhe lajmeve që lidhen me të, ka mundësi publikimi I lajmit për vdekjen e Marjam Raxhavi në prag të organizimit të takimit vjetor të këtij grupi, ka si synim që të përdoret për qëllime mediatike dhe psikologjike. Konferenca e sivjetshme në vetvete përmban disa pika. Në çështjen e grupit terrorist MEK, Franca e ka pritur dhe strehuar këtë grup për një kohë të gjatë dhe atij i ka dhënë liri veprimi për kryerjen e aktiviteteve propaganduese dhe terroriste në një kohë kur ky është sulm i drejtpërdrejte ndaj një shteti ligjor në nivel ndërkombëtar dhe kjo ka ngjallur një pikëpyetje të madhe për opinionin publik të botës dhe autoritet franceze deri tani nuk kanë dhënë përgjigje të saktë për këtë rast. E njëjta situatë ekziston edhe për qeverinë shqiptare e cila për disa vite ka strehuar anëtarët e moshuar të sektit terrorist Raxhavi dhe që e di shumë mirë se strehimi i një grupi i cili ka si qëllim të vetëm rrëzimin e një shteti të ligjshëm, ka pasoja ndërkombëtare dhe për këtë ajo duhet të përgjigjet. Gjatë epokës së Obamës, ish presidenti i Amerikës, një buxhet i caktuar paguhej në llogari të grupit terrorist Raxhavi dhe disa qeveritarë amerikanë të asaj kohe kanë hapur llogari të veçantë për organizatën terroriste MEK, veprimet e saj terroriste, historikun e zi të armiqësisë me shtetin dhe vrasjen e 17 mijë shtetasve të pafajshëm iranianë dhe për anëtarët e moshuar dhe të lodhur të organizatës terroriste MEK në hapësirën virtuale. Mirëpo gjatë qeverisë Trump jo vetëm që nuk u fol për atë buxhet dhe mbështetje të gjerë financiare të Amerikës, por Shtëpia e bardhë dhe personat e afërt me presidentin amerikan, arritën në përfundimin se MEK kurrë nuk ka fuqinë, potencialin dhe kapacitetin e duhur për të zëvendësuar pushtetin aktual në Iran dhe për këtë arsye ata nuk i kanë kushtuar më vëmendje Marjam Raxhavisë dhe ekipit të saj të moshuar dhe të lodhur. Kjo është në kohën kur MEK prej vitesh mundohet ta paraqesë veten si një opsion zëvendësues i shtetit në Iran dhe duke u mbështetur tek kjo ide ai ka marrë me miliarda dollarë nga disa vende arabe të rajonit, Amerika dhe disa mbështetës evropianë.

Grupi termosit MEK në Manzë- Shqipëri

Ndër shenjat e qarta të rënies, degradimit dhe hedhjes së hapit të fundit të grupit terrorist MEK drejt shkatërrimit, është mosha e madhe e anëtarëve të këtij grupi terrorist në Tiranë dhe i terroristëve virtualë të cilët janë të lodhur me mungesën e gjatë të Masud Raxhavi i cili është zhdukur nga kamerat dhe shfaqja në publik për të mos u dhënë përgjigje pyetjeve të anëtarëve të këtij grupi terrorist se me gjithë premtimet e shumta që janë dhënë për rrëzimin e shtetit në Iran, ky shtet vazhdon të qëndrojë i fuqishëm, ndërkohë që grupi terrorist MEK nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të hedhë hapin e fundit drejt shkatërrimit të tij total./parstoday/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne