TE TJERA

Universiteti i parë në botë i krijuar nga një grua muslimane

Po. Ishte grua myslimane ajo që krijoi Universitetin dhe Biblotekën e parë, objekt ky që po restaurohet nga nje grua myslimane poashtu.
Fatima Al-Fihri mbanë kurorën e zhvillimit dhe hapjes së universitetit të parë në botë: Al-Qarawiyyin. Ky universitet, i cili shërbente edhe si Xhami poashtu, u krijua ne vitin 859 dhe mbanë dorëshkrime më të vjetra se 12 shekuj, dorëshkrime këto që nga historianët konsiderohen si më të vjetrat që operojnë në ndonjë universitët në botë.
Me kalimin e viteve (hic më pak se 1000), objektet e Universitetit janë demtuar, dhe nevoja per tu rikrijuar fryma e origjinales është bërë e domosdoshme.
Prandaj, Ministria e Kultures e Marokut i ka kerkuar arkitektes se njohur Aziza Chaouni që të renovoj biblotekën dhe ta bëj të qasshme për publikun në vitin 2012.

Por kush ishte ajo që e krijoi këtë Universitet?
Fatima Al Fihri ishte bija e një tregtari të pasur, dhe shfrytëzoi gjithë trashëgiminë e saj për të zhvilluar një qendër shkollimi, me pikepamje shkencore dhe fetare, e që pa u habitur askush u bë një Universitet me kuptimin e plotë të fjalës.
Edhe pse kane kaluar me shume se 1000 vite, Fatima është shembulli perfekt se si gratë mund të përmbushin ëndërrat e tyre dhe të ndryshojne paragjykimet, e për më tepër të vënë në pah civilizimin mysliman.
Arkitektja Aziza Chaouni ndjehet shumë krenare që iu dha mundësia të kryej renovimin dhe restaurimin e bibliotekes, proces që e ka filluar 4 vite më parë. Rezultatet e punes se saj janë mahnitese, dhe tani, biblioteka është e hapur për publikun.

“Ta risjellësh në jetë librarinë më të vjetër kërkon shumë mund dhe përkushtim”, ishte shprehur Chaouni, por thekson se dedikimi dhe vendosmëria thyen të gjitha barrierat.
Puna e saj ka risjellur në pah rëndësine e ruajtjes së kultures së vjeter, duke respektuar origjinalitetin.
Sot, në vitin 2016, publiku mund të ketë qasje në më shumë se 4,000 libra të vjeter, duke perfshirë nje kopje Kur’ani nga shekulli i nëntë. Por jo vetem kaq. Vizitorët mund të shohin kompleksin e mrekullueshëm i cili nuk paraqet vetëm të historinë, por edhe arkitekturen sfiduese të asaj kohe, dhe mundesitë e rikrijimit të saj përmes teknologjisë.

OPINIONE