Vendimi i fundit: Patenta ndërkombëtare bëhet me afat 3-vjeçar

Shqiptarët që aplikojnë për leje drejtimi ndërkombëtare tashmë do ta kenë në përdorim në afat 3 vjecar. Ky vendim është marrë sëfundmi nga Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në njoftim thuhet se “nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes”.

Deri më tani lejet ndërkombëtare për drejtimin e mjetit kanë qenë me afat 1 vit. Tashmë ky institucion ka vendosur dhënien e lejeve ndërkombëtare për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne