Vret veten me çifte 82-vjeçari në Berat, dyshohet se ishte i prekur nga Covid-19

Një 82-vjeçar nga fshati Moravë në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armē zjarri. Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës së armës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë,e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit,ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Burime të besueshme nga morgu i Beratit bëjnë me se, vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks,i cili i ka prekur direkt zemrën.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendngjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të Covid-19 por ende nuk kishte kryer tampon. Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij,që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19,pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress