Vritet një ushtar pakistanez në sulmin ndërkufitar

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se një ushtar i vendit është vrarë në një sulm ndërkufitar nga Afganistani fqinj.

Ushtria pakistaneze tha se incidenti, i fundit në sulmet e shumta ndaj forcave të sigurisë, ndodhi në rrethin fisnor Bajur, i cili kufizohet me Afganistanin.

“Terroristët sulmuan postbllokun kufitar të forcave të sigurisë në Bajur. Si rezultat, Lance Naik Sami Ullah u martirizua”, njoftoi ushtria pakistaneze.

Islamabadi pretendon se Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), dikur me seli në rajonin fisnor të Pakistanit para fillimit të sulmit ushtarak në vitin 2014, ka ngritur baza përtej kufirit për të sulmuar forcat pakistaneze të sigurisë.

Javën e kaluar, një raport i Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se mbi 6 mijë kryengritës pakistanezë përgjegjës për sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe civile pakistaneze, fshihen në Afganistan.

Marrëdhëniet midis Pakistanit dhe Afganistanit janë tensionuar prej kohësh pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për strehimin e grupeve militante/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne