Xhamia në Londër e hapur për t’i njohur njerëzit me Islamin

Xhamia e Kingston-it në Londër, po arrin tek komuniteti dhe po i inkurajon njerëzit që të vizitojnë Xhaminë në fundjavë e cila do të jetë e hapur.

Të shtunën dhe të dielën do të ketë një ekspozitë, ushqim falas, disa aktivitete për fëmijët dhe mundësi për një vizitë në xhami.

Ekspozita ka për qëllim t’u mësojë vizitorëve pak për mësimet dhe historinë islame dhe do të ketë objekte historike që paraqiten në ekspozitë.

Fajsal Hanxhra, kujdestar në Xhaminë Kingston tha:

“Ky është një shans për xhaminë që të arrijë tek fqinjët, miqtë dhe komunitetin e gjerë në Kingston. Ne shpresojmë se kjo do të jetë një mundësi për të kundërshtuar stereotipet që janë të lidhura me Islamin dhe për t’i njohur njerëzit me mësimet dhe historinë e Islamit “.

“Do të jetë mirë të bashkohemi si kingstonianët, duke testuar diversitetin tonë dhe duke eksploruar dallimet tona”, shton ai.

Xhamia e Kingstonit gjendet në Londër, Angli.

Burimi : ABNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne