Zarif: Akordi i Shekullit për rajonin dhe botën është makth

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj publikimit të planit sionist Akordi i Shekullit, ka thënë se ky plan është një makth për rajonin dhe botën.

Në një mesazh të tij në Twitter ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, deklaroi se i ashtuquajturi perspektiva e paqes është vetëm një projekt bosh dhe një aferë e falimentuar dhe shtoi se: Plani Akordi i Shekullit do të jetë zile zgjimi për të gjithë myslimanët të cilët ndodhen në rrugën e gabuar. Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur vendimin e tij jashtëzakonisht të diskutueshëm për Jerusalemin e pushtuar si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit”, pasi ai publikoi planin e administratës së tij për konfliktin palestinezo-izraelit, të cilin palestinezët tashmë e kanë hedhur poshtë. Duke kundërshtuar zemërimin ndërkombëtar, Trump të martën njoftoi dispozitat e përgjithshme të planit që ai e ka quajtur “Akordi i shekullit” në Shtëpinë e Bardhë bashkë me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu në krah të tij.

E gjithë skema, shtoi ai, është shkruar në 80 faqe, 50 prej të cilave, sipas Reuters, përfshijnë vija politike të veprimit, ndërsa pjesa tjetër detajon një propozim ekonomik që Uashingtoni e shpalli korrikun e kaluar. “Sipas këtij vizioni, Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit – shumë i rëndësishëm – i pandarë”, tha ai për planin. Për vite me radhë, SHBA kishte shmangur shpalljen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit në mungesë të një marrëveshje, pasi palestinezët gjithashtu e duan qytetin e shenjtë si kryeqytetin e tyre. Megjithatë, në një formë të mjegullt, Trump shtoi se palestinezët gjithashtu mund të kishin një kryeqytet në Jerusalemin Lindor.

Pjesa ekonomike premton 50 miliard dollarë në ndarje monetare për palestinezët, Jordaninë dhe Egjiptin. Palestinezët kanë denoncuar pjesën e fundit të skemës amerikane si një ryshfet për shitjen e të drejtave të tyre. Më shumë se 600,000 izraelitë jetojnë në mbi 230 koloni të ndërtuara në territorin Palestinez të Bregut Perëndimor që nga pushtimi izraelit i vitit 1967. Trump tha se në bazë të planit të tij, askush nuk do të “shpërngulej”, me sa duket duke njohur vendbanimet e ndërtuara në tokën e okupuar Palestineze./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne