Zarif: Forcat amerikane provokojnë forcat tona detare në Gjirin Persik

Ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Javad Zarif, theksoi se forcat e flotës amerikane në Gjirin Persik provokojnë Iranin.

Në një mesazh të postuar nga llogaria në Twitter, Zarif vlerësoi udhëzimin e presidentit amerikan Donald Trump për të goditur anijet iraniane që provokojnë anijet amerikane në Gjirin Persik dhe përreth tij.

Duke theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) është vërejtur në mbi 5 mijë njerëz në mesin e ushtarëve amerikanë, Zarif tha se “Donald Trump duhet t’u përgjigjet nevojave të tyre dhe jo të merret me kërcënimet që nxisin terroristët e Saddamit (Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit kundërshtarë të regjimit)”.

“Bashkë me këtë forcat amerikane që ndodhen 7 mijë milje nga shtëpitë e tyre, nuk duhet të provokojnë detarët tanë në Gjirin Persik që na përket ne”, vlerësoi ndër të tjera Zarif.

Flota e pestë e Marinës amerikane njoftoi më 16 prill se 11 varka të shpejta të ushtrisë së rojës revolucionare të Iranit provokuan 6 anije amerikane në Gjirin Persik.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami, në një deklaratë më 17prill lidhur me çështjen ishte shprehur se “Faktori kryesor i destabilitetit në Gjirin Persik është prania okupuese edhe e paligjshme e amerikanëve që bëjnë akuza të pabaza dhe që kanë ardhur në kufijtë e Iranit nga ana tjetër e botës”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, më parë është shprehur se anijet luftarake të flotës amerikane ishin paralajmëruar pasi ato kishin tentuar të pengojnë forcat iraniane me detyrën e patrullimit në Gjirin Persik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje në një postim në Twitter njoftoi se kishte udhëzuar flotën amerikane që të qëllojnë forcat iraniane nëse provokohen nga ato./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne