Zarif: Terrorizmi ekonomik i Amerikës godet popullin e zakonshëm

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se terrorizmi ekonomik i Amerikës kundër vendeve të pavarura, godet vetëm popullin e zakonshëm.

Sekretari amerikan i thesarit ditën e mërkurë në vazhdën e narkomanisë së qeverisë amerikane nga sanksionimi, ka deklaruar sanksione të reja kundër disa personave, institucioneve dhe anijeve në lidhje me Iranin duke vendosur emrat e tyre në listën e saj të sanksioneve.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e enjte në përgjigje ndaj mesazhit të ministrit të jashtëm të Kubës të publikuar në Twitter i cili ka dënuar sanksionet e reja të Amerikës kundër popullit iranian, në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Terrorizmi ekonomik i Amerikës kundër Kubës, Kinës, Rusisë, Sirisë, Iranit dhe vendeve të tjera kryesisht qëllon popullatën civile me qëllim që Uashingtoni të krijojë frikë dhe tmerr në mesin e popullit të pafajshëm në mënyrë që Uashingtoni të realizojë qëllimet e paligjshme politike”.

Zarif shtoi: “Amerika përveç sanksionimit të vendeve të pavarura, ka filluar të bëjë edhe piratëri, të japë ryshfet dhe të zhantazhojë”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne