Zbulohen mesazhet e Michael Jackson 8 vite pas vdekjes: “Ata do më vrasin”

“Në koncertin tim në Londër dua të ketë sa më shumë pjesëmarrës sepse kam një lajmërim të rëndësishëm”

Kështu është shprehur Michael Jackson për koncertin e tij që do të mbante në O2 Arena në Londër, por pikërisht pak ditë më pasë ai ndërroi jetë.

I cilësuar si Mbreti i muzikës POP, Jackson ndërroi jetë me 25 qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare, por nëse nuk e mësuam se çfarë do të thonte në Londër, 8 vite pas vdekjes së tij kanë dalë fakte të reja.

Michael Jackson, thuhet se ka paralajmëruar vetë, se do ta vrisnin, përmes disa shkrimeve që i ka dërguar shokut të tij, pak kohë para se të ndahej nga jeta. Këto mesazhe i kanë habitur të gjithë, por më e lënduar nga e gjithë kjo, është vajza dhe familjarët e ngushtë.

Ata po përpiqen të më vrasin dhe jam shumë i trembur për jetën time,”- shkruante Michael në një nga mesazhet dërguar mikut të tij të ngushtë. Duket se këngëtari, e ka telefonuar i përlotur shokun e tij që nga Los Angeles, bën me dije DailyMail.

Ylli i “Billie Jean”, po përgatitej për koncertin e rradhës, kur i kërkoi atij të mos e linte vetëm.

Jackson, asnjëherë nuk e tha vërtetë se ç’nënkuptonte me “ata”. Shkaku zyrtar i vdekjes së tij, deri më sot thuhet se është mbidoza. Pas ngjarjes, menjëherë u dënua dhe mjeku personal, i cili thuhej se kishte gisht në vdekjen e tij./ intv.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne