Zbulohen SMS-të e fundit të komisarit: Partitë k***a janë…

 

Janë zbuluar mesazhet konfidenciale të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, të ekzekutuar mbrëmë me 5 plumba, dhe kolegut të tij të liruar nga detyra.

Cuku i ka shkruar kolegut të tij, i cili ishte pushuar nga puna për ta pyetur se ç’ishte bërë me të më pas. “28 ditë qëndrova, u zura me Komitetin Qendror”, i shkruan ish-zyrtari i lartë i policisë duke nënkuptuar se ishte konfliktuar me eprorët e tij, raporton newsbomb.al. Cuku, i cili dikur kishte qenë në të njëtat pozita, (në vitin 2015 është pushuar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të asokohe, Artan Didit me motivacionin “për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një vend tjetër”) e ngushëllon duke i thënë se “kështu e ka puna e policisë” dhe se i rëndësishëm është shëndeti i fëmijëve.//shqiperiaime.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne