Zero rezultate nga Xhafaj, ministri mburret me operacionet e policëve të Tahirit

Punën si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e nisi me largimin nga policia të njerëzve të Saimir Tahirit, por tani nuk e ka problem të mburret me punën e tyre.
Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore vlerësoi me çmimi të parë dhe të dytë, operacionet e zhvilluara në Shqipëri kundër drogës në fillim të këtij viti. Çmim të parë mori operacioni “Koordinimi” dhe të dytë, operacioni “Alias”. I pari u zhvillua në Janar, kur ministër ishte Tahiri dhe tjetri në prill, kur Xhafaj kishte pak javë i emëruar dhe ende nuk kishte filluar mirë nga puna.
Çfarë tregon kjo? Kaq të parëndësishëm janë operacionet e policisë nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, saqë çmimet nga të huajt i marrin ato në kohën e Saimir Tahirit.

Xhafaj nuk e pati problem t’i publikojë rezultatet në Tëitter për të shprehur kënaqësinë e vlerësimit.
Një nga operacionet më të rëndësishme që mori përsipër Fatmir Xhafaj, ishte “Forca e ligjit”, që u prezantua me pompozitet por që deri tani, rezulton të jetë një flluskë sapuni.
Dështim tjetër i paharrueshëm i Ministrit të Brendshëm është arrestimi i ish shefave të policisë që bashkëpunonin me bandën e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nuk i dihet, ndonjë prej atyre shefave mund të ketë marrë pjesë edhe në operacionet për të cilat mburret sot ministri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne