Zgjuarsia, shqiptarët të parafundit në Europë

Të dhënat hedhin poshtë një tjetër mit, atë se shqiptarët janë një popull inteligjent. Sipas klasifikimit të sapopublikuar të Worldmap, në bazë të koeficientit të inteligjencës, Shqipëria është vend i dytë më pak inteligjent në Europë. Klasifikim famëkeq e udhëheq Bosnje Hercegovina. Fill pas tyre, me një diferencë mjaft të vogël në pikëzim, vjen Shqipëria. Kështu, në një renditje ku vendi i parë është ai më i inteligjenti në botë, mes 110 shteteve, Shqipëria renditet e 70-ta, me një koeficient inteligjence mesatare në vetëm 84 pikë.

Me të njëjtin koeficient renditet edhe Mali i Zi. Në krye të listës qëndron Singapori i ndjekur nga Hong Kongu, me një koeficient inteligjence në 108 pikë, ndërkohë që në fund qëndron Guinea Equatoriale, me një koeficient në 56 pikë. Studimet më të fundit tregojnë se ka disa faktorë që ndikojnë në inteligjencën e një personi dhe shoqërie të caktuar, si p.sh. temperatura, të ardhurat mesatare, por edhe shpenzimet më arsimin. Për Shqipërinë, kjo e fundit fiksohet në vetëm 56 dollarë për frymë. Mbas Moldavisë, kjo është norma e dytë më ë ulët në Europë.

Për vendet që qëndrojnë në krye të klasifikimit sa i përket inteligjencës, shpenzimet për arsimin variojnë nga 900 dollarë për frymë, deri në 3500 dollarë për frymë. Inteligjenca është diçka që stërvitet thotë studimi dhe për të dalë nga pozicioni i të qenit vend i dytë më pak inteligjent në Europë, mesa duket, duhet të rriten ndjeshëm shpenzimet për arsimin, si dhe të ardhurat mesatare për frymë./koha

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne