Bota

Zjarri përfshin Xhaminë në Uashington për herë të dytë

Një zjarr dëmtoi rëndë Qendrën Islamike të Eastside në Bellevue, në shtetin e Uashingtonit, për herë të dytë në pak më shumë se një vit.

Zëdhënësi i Qendrës Islamike, Omer Lone tha se ndërtesa ka qenë e zbrazët që nga zjarrvënija e fundit pasi ata përpiqen të sigurojnë fonde për të rikthyer ndërtesën dhe beson se kjo është një zjarrvënie tjetër.

“Askush nuk ishte brenda, është e rrethuar, është e vulosur, nuk ka energji elektrike, nuk ka gaz, kështu që nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë vetë”, tha ai.

Një burrë i pastrehë u shpall fajtor për vendosjen e zjarrit në xhaminë në vitin 2017, dhe policia nuk beson se kjo ishte një krim urrejtjeje.

Ekuipazhet ende po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin e së mërkurës.

Burimi : kgmi.co/ ML

OPINIONE