Një tabelë është e vetmja që ka mbetur prej biznesit të basteve sportive që deri pak javë më parë mblidhte të rinjtë e papunë në Bulqizë.

Këtë fund-dhjetori në qytet rezultojnë të mbyllura pikat e basteve dhe 3 bizneset e fundit te lojërave të fatit.

Në një qytet me rreth 13 mijë banorë, prania e rreth 10 pikave të tilla mjaftonte për të shqetësuar komunitetin, ndaj boshatisja e këtyre mjediseve është përshëndetur nga komuniteti.

Edhe pse një qytet me shkalle të larte papunësie dhe varfërie, në Bulqizë, lojërat e fatit ishin shtuar dhe më së shumti frekuentoheshin nga moshat reja. Por nuk kanë munguar as drama familjare të shkaktuara prej humbjes në kumar të parave të fituara në miniera.

 

6