Aktivist politik sudanez: ja kush ka derdhur 12 miliard dollarë për rrëzimin e Erdoganit në zgjedhje

Fatih Ali Hassanein, një aktivist politik sudanez, tha se “vendet e Gjirit kanë investuar 12 miliardë dollarë për të mundësuar rrëzimin e presidentit turk në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në këtë vend”.

Ai shtoi se “ndikimet e jashtme në zgjedhjet turke janë të larta”, duke vijuar: “Për fat të keq, ata kanë paguar 12 miliardë për shkatërrimin e Erdoganit, dhe kësaj fushate i janë bashkangjitur dhe Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia”.

Megjithatë, Hassanein tha se beson q Erdogan do të arrijë të fitojë që në raundin e parë me mbi 56 % të votave.

Referuar fjalëve të tij mbi vendet e Gjirit, duhet patur parasysh se Erdogan ka qenë krah Katarit në përballjen e këtij shteti me sanksionet dhe bllokadën e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve te Bashkuara dhe Bahrenit. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne