Emigrantja shqiptare ne Kosove, tanime ambasadore e Kosoves ne Itali, Alma Lama enderron se nje dite, me Shpirtin e Shenjte perpara, Vatikani do e njohi Kosoven si shtet. Alma Lama qe njihet per injorancen e saj proverbiale e fitoi postin e ambasadores se Kosoves ne OKB pas allishverisheve te saj dhe tradhetine qe i beri Vetevendosjes dhe sulmet kunder kosovareve muslimane.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka folur për çështjen e Vatikanit rreth asaj se a ka mundësi ta njohë Kosovën. Sipas saj, ka shumë arsye që kjo njohje të vjen sa më shpejt. Ajo thotë se Kosova e ka ruajtur gjithnjë tolerancën fetare, me këtë rast, njohja nga Vatikani është më se e merituar.

Ambasadorja krutane e Kosoves ka treguar edhe arsyen e përplasjes se paedukate qe ajo pati me ambasadorin serb në Universitetin La Sapienza në Itali në konferencën me temën “rreth luftës dhe dëmtimit të trashëgimisë kulturore në ish-Jugosllavi”.

Arsyetimi delitant  i Almes pse ajo shpreson qe nje dite Vatikani do njohe Kosoven eshte si vijon:

 

“Ne si shtet dhe si popull kemi raporte të shkëlqyer me Vatikanin, zyrtarët e Kosovës, janë pritur në takimet e nivelit më të lartë nga Selia e Shenjtë, mirëpo ende njohja formale nuk ka ndodhur, dhe unë shpresoj që kjo mos të zgjasë për shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Unë besoj se meqë jemi pjesë e një kombi që është i pari që ka përqafuar krishtërimin dhe megjithë ndryshimet dramatike përgjatë shekujve, kemi ruajtur tolerancën fetare; meqë jemi pjesë e një kombi që i ka dhënë botës dy figura të mëdha siç është Skenderbeu i cilësuar si “Atlet i Krishtit” e si mbrojtës i civilizimit përendimor nga errësira e pushtimit otoman; meqë jemi një komb që i kemi dhënë botës Nënë Terezën, përfaqësuesen më të madhe dhe më të denjë të humanizmit, e meritojmë njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Selia e Shenjtë dhe besoj se ajo do të vijë”.

Keto ishin mesazhet injorante dhe islamofobike qe Alma Lama, perfaqesuesja e Kosoves ne Itali jep per Vatikanin. Me pak fjale Alma Lama shpreson qe Shpirti i Shenjte do preket per Skenderbeun dhe Nene Terezen dhe nje dite do bindi Papen qe te njohi Kosoven si shtet.

Lum si Kosova per ambasadore qe ka.

134