Ambasada Kolonizatore Amerikane i përgjigjet pozitivisht peticionit inekzistent të studentëve!

Nga Nderim Lushi

Ambasada Kolonizatore Amerikane i përgjigjet pozitivisht peticionit inekzistent të studentëve!

Mediat e shkruara sot raportuan që Ambasada e SHBA-ve në Tiranë mbështet studentët dhe i përgjigjet pozitivisht peticionit të tyre. Në pamje të parë gjithçka duket OK në lajmin e gazetave, vetëm se ka një problem të vogël. Për sa dihet, studentët nuk kanë nënshkruar asnjë peticion, aq më tepër që peticionet nuk do të kishin sens që t’i drejtoheshin ambasadave, në të kundërt protesta nuk do të bëhej para ministrisë së arsimit, por do të bëhej tek ambasada kolonizatore amerikane.

Ambasada që u ka garantuar pushtet të përjetshëm njerëzve më të korruptuar në Europë, tipave si Berisha-Nano-Rama-Basha-Veliaj-Meta, nuk besoj që do të angazhohej në ndonjë proçes demokratik dhe demokraci-ndërtues në Shqipëri. Përkundrazi, pas çdo afere korruptive, pas çdo politike varfëruese dhe pas çdo institucioni të korruptuar ndodhet si elefanti në dhomë, Ambasada Kolonizatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pozitive është që për Shqiptarët, të cilët Ambasada Kolonizatore Amerikane në manualin e saj i quan turmë e hutuar dhe e verbër, po zgjohen dhe ndoshta shumë shpejt do të bëjnë gjënë e duhur.

Burimi: Nderim Lushi, FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne