Detergjentet janë të rrezikshëm për ambientet ku ka fëmijë, duke e ditur se nga pamja këta pastrues janë shumë tërheqës për fëmijët, dhe ata mund t’i përdorin ata për të luajtur.

Mjekët skocezë janë duke bërë thirrje për paketimin e detergjenteve në mënyrë që të shmangin përdorimin e tyre nga fëmijët.Kapsulat e detergjentëve janë tërheqëse për fëmijët për shkak të paraqitjes së tyre, por ato përmbajnë një tretës i cili mund të shkatërrojë indet, të shkaktojë inflamacion dhe ënjtje, bllokim të rrugëve respiratore, dëmtim të mushkërive dhe dëme fatale, raportuan mjekët.

“Ne mendojmë se trendi në rritje për gëlltitjen e këtyre kapsulave likuide përbën një problem serioz për shëndetin publik”, kanë pohuar autorët, transmeton Gazeta Metro

Thithja e përbërësve kimike tek sprejt është përgjegjëse për zhvillimin e astmës apo përkeqësimin e saj. Mjafton përdorimi të paktën dy herë në javë i sprejit për të rritur simptoma e përkeqësimit të frymëmarrjes dhe astmës.

32