Arta Marku bën të tjera lëvizje në Prokurori

Pas lëvizjeve në krye të prokurorive dhe ngritjes së seksioneve të posaçme në organet e Akuzës, Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka ndryshuar edhe trupën e gardistëve që e shoqëron.

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk mjaftohet vetëm me lëvizjet në radhët e prokurorëve, por ka vendosur që të ndryshojë edhe trupën e gardistëve që e shoqërojnë. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Burimet thonë për “Panoramën”, se Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën. Ata do të zëvendësohen me dy të tjerë nga Garda e Republikës.

Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve. Ekzaktësisht, dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendësuar atë me Dritan Rreshkën.

Ajo kreu lëvizje edhe brenda Prokurorisë së Përgjithshme, duke shkarkuar ish-drejtoreshën e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne