Avioni “Shqiponja Turke ALPINA” fituese e çmimit të parë

Në konkursin ndërkombëtar të organizuar në Gjermani, avioni turk i modelit “Shqiponja Turke ALPINA” mori çmimin për dizajnin më të përsosur të avionit.

“Shqiponja Turke ALPINA” mori çmimin “Dizajn i përsosur”, i cili jepet për një dizajn të avionit pas 10 vjetësh e që ndahet nga “German Design Awards”, që është njëra prej konkurseve më prestigjioze të Evropës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për këtë vit për konkursin “German Design Awards 2019”, që organizohet nga Këshilli Gjerman për Dizajn prej vitit 1969 e këtej me qëllim të mbështetjes së industrisë, prodhimit dhe kulturës së dizajnit, u organizua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar në Frankfurt.

Celal Gokçen, pronari i kompanisë “Aquila” dhe i asaj për “Hapësirë dhe Aeronautikë Bursa”, të cilat do të zhvillojnë në Turqi avionin e quajtur “Shqiponja Turke ALPINA”, së bashku me projektuesin e avionit, Dr. Hakan Gursu, lektor në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU), morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku ndanë krenarinë e tyre me disenjatorët e famshëm.

Ndërkaq alternativat tjera të këtij avioni si “AQUA” dhe “ALPINA D-DSNB” me kapacitet 4 persona, fituan çmimet e para në kategorinë e “aeronautikës, detarisë dhe hekurudhave”.

Në deklaratën e bërë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Celal Gokçen shprehu kënaqësinë nga marrja e çmimit për herë të parë pas 10 vjetësh në këtë konkurs në fushën e aeronautikës me avionin turk “ALPINA”, ku morën pjesë gjigantët industrial botëror, ndërsa vijoi duke thënë se “Është hera e parë në 10 vitet e fundit që një avion fiton çmimin e parë për dizajn në këtë konkurs. Konkurrenti kryesor i avionit për herë të fundit fitoi çmimin e bronztë në vitin 2017 me avion të përfunduar”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë duke zhvilluar punimet për të filluar me prodhimin e këtij avioni në Turqi.

Avioni “ALPINA” u dizajnua me botëkuptimin e riciklimit që është një nga trendët më të reja në botë.

Pjesët e këtij avioni, që do të punojë me kursimin e energjisë, do të mund të përdoren gjatë projektimit të avionëve të tjerë edhe pas skadimit të afatit të përdorimit të tyre.

Avioni më vete mbanë edhe risi të tjera në këtë fushë.

Struktura e avionit me krahë të vendosura lartë konsiderohet si shumë funksionale.

Ky avion, i cili mund të bëjë ulje edhe në tokë edhe në ujë, është i përshtatshëm edhe për zonat me erë.

“Aquila” në gjuhën italiane do të thotë “shqiponja”.

Pasi që avioni do të prodhohet në Turqi ai mbanë emrin “Shqiponja Turke”.

Krahas shërbimeve për transportin e ngarkesave kritike si organe njerëzore dhe transporti i të sëmurëve, ky avion do të mund të përdoret edhe për hobi dhe trajnim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne