Bas Spliet

Pjesa e Tretë: President i ndryshëm, plan i njëjtë

“Ndërsa bashkësia ndërkombëtare vazhdon ende që të eksplorojë mënyra të ndryshme për t’i gjetur zgjidhje luftës civile të Sirisë, perspektiva e shpërbërjes së Sirisë argumenton se zhvillimet e fundit në Siri dhe në rajon, duke përfshirë këtu edhe ndërprerjen e armiqësive të sponsorizuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, përforcojnë perspektivat për një armëpushimi të bazuarë në krijimin e zonat e kontrolluara me marrëveshje të mbështetura nga fuqitë e jashtme. […] Pas rreth gjashtë vjetësh katastrofe humanitare dhe trazirave gjeopolitike në luftën e Sirisë, perspektivat për heqjen e regjimit të Asadit dhe për një tranzicion afatshkurtër në mesin e “opozitës së moderuarë” janë më të varfra se kurrë më parë. Megjithatë, ekziston një mundësi që administrata e re në Washington të shënojë një progres të vërtetë në dhënien fund të konfliktit dhe të kontribuojë në stabilitetin e Sirisë nëse përqëndrohet në alternativën e një shteti përfundimtar real, por edhe të arritshëm: një Siri të decentralizuar duke u mbështetur në zonat e miratuara të kontrollit të njohura dhe të mbështetura nga partnerët e jashtëm.” [54] – Korporata RAND në propozimin e saj të tretë për një “plan paqeje” për Sirinë në shkurt të vitit 2017.

Ndërsa Hillary Clinton ishte kandidatja më e përmendurë dhe në dukje më e lakuara përsa i përket luftës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Donald Trump zhvilloi një fushatë për një politikë më jo-intervencioniste. Në fushatën e Trumpit, shprehejet ishin shumë herë kundër sulmeve kundrejt qeverisë siriane, duke argumentuar se përfshirja amerikane në këtë konflikt mund të përkthehej më vonë në përfshirjen e vendin e tij në një luftë globale me Rusinë. Megjithëse ai ishte shprehur se do të vazhdonte luftën kundër ISIS-it, ai pati shprehur gjithashtu rezerva për mbështetjen e “rebelëve të moderuarë” në Siri si dhe gjithashtu për largimin e Assadit nga pushteti, me arsyetimi se Amerika dhe Assadi kishin në fakt një armik të përbashkët. Më 30 mars, pas fitoreve të vazhdueshme të suksesshme ushtarake që ushtria siriane po shënonte në të gjithë vendin, sekretari i shtetit Rex Tillerson bëri me dije një kthesë dramatike në politikën e mbingarkuarë të Washingtonit për rrëzimin nga detyra të Assadit, duke deklaruar se “statusi afatgjatë i Presidentit Assad do të vendoset nga Popullit sirian.” [56] Pas vërejtjeve të Tillerson, një zyrtari të lartë të administratës së Trumpit, ai ka shtuar edhe se se ndryshimi i politikave është “një masë e e nevojshme e realizmit, duke pranuar faktet në terren” dhe ka vijua duke thënë se “Asadi kurrë nuk do të ketë fuqi të mjaftueshme për të rivendosur kontrollin mbi të gjithë vendin e tij.” [57] Megjithatë, vetëm një javë më vonë, Trump dhe Tillerson sinjalizuan se ata përsëri e kanë kërkuan largimin e Assadit nga detyra. [58] Por cili ishte justifikimi për këtë veprim? U hodhën pretendimet se Assadi – duke ndërmarrë një lëvizje që mund të kishte në fakt një rezultat vetëvrasësëspër pushtetin e tij – në një zonë pa ndonjë rëndësi strategjike dhe në një moment në virgjile të fillimit të bisedimeve të paqes që do të kishin konsoliduar edhe më shumë të ardhmen e tij në pushtet, si mund të mendohet se ai do të përdorte gazin sarin për të helmuarë popullin e tij.

Ndërkohë që ishte krijuar përshtypja se politika e Lindjes së Mesme që do të ndiqte Trump-i do të ishte e ndryshme nga ajo e paraardhësit të tij, nuk duket se një gjë e këtillë do të jetë mundshme sepse do t’i duhej të linte mënjanë axhendën e balkanizimit të rajonit. Përkundrazi, disa ditë në detyrë, Trump tha se ai do të “realizojë në mënyrë absolute zona të sigurta” dhe nga të dhënat e marra pranë tij thuhet se i ka kërkuarPentagonin dhe Departamentit të Shtetit të hartonin një plan brenda 90 ditëve për ngritjen e këtyre zonave. [59] Për më tepër, fondi përkohësisht i ngrirë i CIA-s për “rebelët e moderuarë” u rivendos në fillim të prillit pasi u krijua një aleancë e re ushtarake e mbështetur nga Perëndimi, vendet e Gjirit dhe Turqia, për këtë organizatë që është një degëzim i al-Kaidës, Ahrar al-Sham që ka gjasa që tashmë të luajë një rol me ndikueshmëri të lartë. [60] Së fundi, debati mbi “zonat e sigurta” përkon njëkohësisht edhe me përfshirjen e shtuarë të trupave amerikane dhe pasurive ushtarake amerikane si në Siri po ashtu edhe në Irak, [61] të cilat me të gjitha gjasat, si gjithnjë do të përkeqësonin edhe më tej tensionet mes përkatësive të ndryshme sektare, ndërsa SHBA-ja do të mund të vazhdojë të luajë me planin e përçarjes dhe pushtimit dhe strategjive të dhënies së mbështetjes logjistike dhe financimit të pakicave etnike dhe fetare me të cilat është ka një interes më të përafërt. Pas sulmeve të kohëve të fundit të raketave në një bazë ajrore ushtarake siriane pranë qytetit të Homsit, këshilltari i sigurimit kombëtar H.R. McMaster madje e këshilloi Trumpin që të nënshkruajë një plan sipas të cilit do të mund të dërgonte 150,000 trupa ushtarake në Siri. [62]

E gjithë kjo paraqitje e situatës na le përshtypjen se Trumpi nuk është në të vërtetë përgjegjësi kryesor për politikën e jashtme të SHBA-së. Përveç mbështetjes së tij të pakushtëzuar për Izraelin, një numër i madh gjeneralësh të uritur për të zhvilluar luftëra kanë zënë poste të larta në administratën e Trumpit. Në artikullin e tij “Presidenti që i donte gjeneralët”, William Hartung ka bërë me dije në analizën e tij se politika e jashtme e Trumpit me siguri do të udhëhiqet nga ushtria dhe jo nga diplomatët. Dhe në të vërtetë, gazetari hulumtues, Nafeez Ahmed ka vërejtur si më poshtë:

“Regjimi i Trumpit nuk funksionon jashtë asaj që njihet si ideologjia e shtetit të thellë, përkundrazi ky regjim mobilizon elementë brenda tij për të dominuar dhe për ta forcuar edhe më shumë shtetin e thellë për një mision të ri. [Ky regjim] nuk po vepron për të përmbysur themelimin e shtetit të thellë, por për ta konsoliduar edhe më shumë atë kundër një krize të perceptuarë mbi një sistem më të gjerë transnacional të thellë [dhe] për të shpëtuar shtetin e thellë nga një rënie e shkaktuar nga dështimet e administratave të njëpasnjëshme amerikane. […] Do të ishte e gabuar të supozohet se konfliktet e Trumpit me komunitetin e shërbimeve të inteligjencës amerikane nënkuptojnë se ai domosdoshmërisht është në kundërshtim me kompleksin ushtarako-industria që tashmë ekzistonl. Përkundrazi, të emëruarit dhe këshilltarët e tij të mbrojtjes janë të futur thell në të gjithë sistemin e komplekuar ushtarako-industrial.” [64]

Pikërisht për këtë arsye, ndërsa ekspertët kryesorë në kundërshtim me administratën e Trumpit – siç janë ata të New York Times (Thomas Friedman, pjesëmarrës i Bilderberg dhe anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) si dhe Komisionit Trilateral) dhe Guardian (Hamish de Bretton-Gordon) [65] – vazhdojnë të advokojnë për shpërbërjen e Sirisë, edhe Trumpi me kënaqësinë më të madhe vazhdon të ndjekë këshillat e tyre. Michael Flynn, ish-këshilltar i Trump-it për sigurinë kombëtare, madje pati propozuar një pushtim shumëkombësh të Sirisë në një intervistë gjatë vitit 2015 për revistën Der Spiegel:

“E vërteta e hidhur është se ne duhet të vendosim trupat tanë ushtarake në terren. Nuk do të mund të kemi sukses kundër këtij armiku [ISIS-it] vetëm duke përdorur sulme ajrore. […] Mund të mësojmë disa mësime nga Ballkani. Strategjikisht, unë parashikoj një shkatërrim të zonës së krizës në Lindjen e Mesme dhe krijimit të sektorëve të ndryshëm ashtu siç bëmë atëherë edhe në Ballkan, me disa shtete që marrin përgjegjësi për këta sektorë. […] Shtetet e Bashkuara mund të marrin një sektor, Rusia po ashtu dhe vendet evropiane mund të kontrollojnë një zonë tjetër. Edhe arabët duhet të përfshihen në atë lloj operacioni ushtarak dhe duhet të jenë pjesë e çdo sektori.” [66]

Pikërisht për këtë arsye, administrata e Trumpit dhe gjeneralët me influencë në këtë adminstratë ka gjasa të ndjekin urdhrat nga Pentagoni pa kundërshtuar. Prandaj, politika e tanishme amerikane mund të jetë e përafërt me politikën për një strategji për ndarjen e Sirisë siç parashikohej edhe më parë duke ndjekur një seri shkrimesh të përbërë prej tre pjesësh të quajtur “Plani i paqes për Sirinë”, i botuar nga korporata RAND, një institut i mendimit i lidhur ngushtë me Pentagonin. Dokumenti i parë u fillua pasi Philip Gordon, bashkëpunëtor i lartë pranë CFR-së dhe pjesëmarrës i Bilderberg dha dorëheqjen si këshilltar i Obamës dhe shkroi një artikull për Politico duke mbështetur prespektivën e decentralizimit radikal në shtator të vitit 2015. [67] Në raportin e parë të RAND, ndër autorët e të cilit ishte Gordon, pohuan se krijimi i “zonave të sigurta” ishte “shumë më në favor sesa status quo dhe shumë më praktik se çdo lloj alternative tjetër e mundshmeqë është propozuarë” [68] në pjesën e dytë, ata kanë parashtruar një numër alernativash, duke filluar nga decentralizimi në autonomi; [69] dhe më së fundi në botimin e tretë të botuar në shkurt të viti 2017, ata këshilluan administratën e re për të zbatuar një plaë të balancimit të sirianëve duke krijuar “zonat e kontrolli”, edhe pse deri atëherë ushtria siriane kishte rimarrë nën kontroll Aleppon dhe kishte arritur edhe fitore të tjera ushtarake dhe diplomatike që shkatërruan planet e mëparshme të RAND-it. [70]

Që nga publikimi i pjesës së parë të raportit, RAND, ashtu si Kissinger (i cili morri përsipër të këshillonte Trump jo shumë kohë pas zgjedhjes së tij si president), dha një përparësi shpërbërjes së Sirisë duke u mbështetur në rrëzimin e Assadit nga pushteti, ndërsa në artikullin e fundit të publikuarë rishtazi, autorët madje pranuan se “tashmë është pothuajse e sigurt se Assadi do të mund të mbajë postin e tij në pushtet dhe se kjo gjë po duket gjithnjë e më shumë e pranueshme [71] Për më tepër, ndërsa në vitin 2015, ata parashikuan “zonat e kontrollit” të qeverisë sovrane siriane që të shtrihej vetëm nga zona kufitare me Libanin, nga Damasku deri në Homs, nga Hama deri në Latakia dhe nga Tartus përgjatë bregut të Mesdheut, ata tani ishin të detyruar të pranonin kontrollin e qeverisë mbi të gjithë Sirinë Perëndimore, duke përfshirë Aleppon dhe Palmirën, megjithëse mungonin zonat rreth Daras në jug dhe Idlibit si dhe zonat e kontrolluara nga kurdët dhe turqit në pjesën veriore. Megjithatë, RAND nuk i rekomandoi SHBA-së që të merrej me pastrimin e xhepat të terroristve të mbeturë të kryengritjes të mbështeturë nga Perëndimi dhe vendet e gjirit kundër qeverisë siriane, megjithatë, vetë qeveria siriane ka provuar se mund të jetë e aftë të luftojë kundër terroristëve edhe pse vetëm me anë të ndihmës së rusëve, sigurisht nëse vendet e huaja do të ndalonin ndihmën dhe inkurajimin e xhihadistëve nga ana tjetër . Në kundërshtim me këtë prespektivë për të luftuar terrorizmin, grupi i ekspertëve të mendimit propozuanë që të shkëpusnin sa më shumë territore të ishte e mundur nga Siria sovrane, gjë që ata e konsideronin si të mundshme, për arsye se:

“Në perëndimtë vendit, regjimi do të përqendrohej kryesisht në konsolidimin e sundimit të tij, duke zhdukur të gjjitha frontet e rezistencës, duke u përballur me kërcënimet ekstremiste nga JFS [Xhabhat Fateh al-Sham, që më parë njihej si Xhabhat al-Nursah, një degëzim i al-Kaedaës] në Idlib si dhe në rindërtimin e zonave të shkatërruara nga gjashtë vitet që ka zgjatur deri më tani lufta. Rusia dhe Irani, të cilat janë zotuar se do të vazhdojnë të mbrojnë regjimin e Asadit, por që megjithatë nuk kanë dhënë fjalën se do ta ndihmojnë përpjekjet e vazhdueshme për të rikuperuar zonat që aktualisht nuk i kanë nën kontroll, do ta përqëndrojnë ndihmën e tyre në rindërtimin dhe mbrojtjen e zonave të kontrolluara, në vend që të organizojnë operacione të vazhdueshme sulmuese.” [72]

RAND e ka pranuar tashmë faktin se Idlib ka të ngjarë të futet nën kontrollin e qeverisë siriane, megjithatë kjo nuk do të thotë se Turqia, shtetet e Gjirit, Izraeli dhe SHBA-ja do të heqin dorë dhe të tërheqin trupat e deleguara të dorëzohen pa luftuar. Për shkak të një marrëveshjeje të bërë nga Turqia me Rusinë, grupet e armatosura të mbështetura nga Turqia, me armët e tyre, u lejuan të largoheshin për në Idlibin pas çlirimit të Aleppos lindor pas gjithë këtyre viteve të pushtimit ekstremist. Në të vërtetë, në sajë të protestës hipokrite të medias perëndimore që rrethon rikthimin e Aleppos dhe heroizimin e xhihadistëve të huajë, mijëra luftëtarë të lidhurë me al-Kaidën u lejuan të futeshin në Idlib. [74] Përveç kësaj, vetëm dy ditë pas sulmit të armëve kimike të Khan Shaykhun në fillim të prillit të këtij viti, CIA vendosi që të rikthente përkrahjen e saj logjistike si dhe financimin e kryengritësve në Sirinë veriore pasi u krijua një aleancë e re ushtarake e “grupeve rebele” për të “konsoliduar kontrollin ushtarak mbi krahinën e Idlibit, pjesës perëndimore të provincës së Aleppos si dhe pjesën e provincës së Latakia “nën kujdesin e koalicionit” të “miqëve të Sirisë.” [75]

Sipas një burimi të “Ushtrisë së Lirë Siriane” (FSA), Turqia po planifikon të instalojë një ushtri rebele të bashkuarë për të udhëhequr një fazë të dytë të zhvillimit të operacioneve turke në Siri, të cilat do të përqëndrohen kryesisht në provincën e Idlibit. [76] Përveç kësaj, për më tepër RAND-a ka dalë në përfundimin se nuk ka gjasa që Turqia të heqë dorë nga territoret që ka fituar nën Operacionin Fırat Kalkanı (Eufrat Shield), duke shtuar mundësinë që Turqia do të kërkojë të zgjerojë edhe më tej “zonën e saj të kontrollit” për të përfshirë aty edhe territoret e al-Bábit (territor i cili vërtetë menjëherë jo shumë kohë pas publikimit të raportit të RAND-së ra nën kontrollin e ISIS-it) dhe Menbixhit (i cili aktualisht është nën kontrollin e kurdëve). Ndërsa aktualisht Turqia është duke trajnuar një “Polici të Lirë Siriane” për t’i ardhur në ndihmë “Ushtrisë së Lirë Siriane” (FSA-së) për zhvillimin e “operacioneve sekondare”, duke vërtetuar qartë se Turqia nuk do të largohet asnjëherë nga Siria. [77] Lidhur me armiqësitë që ekzistojnë mes kurdeve dhe turqve në Sirinë veriore, RAND ka parashikur një plan sipas të cilit të ngrihen tre zona kontrolli – dy zona kurde, të ndara nga një zonë arabe të kontrolluarë nga të Ushtria e Lirë Siriane dhe e mbështetur nga Turqia. RAND ka arritur në përfundimin se “Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin, si dhe gjithashtu të përmbajnë të dyja partneritetet që ka si me kurdët ashtu edhe turqit”, ose thënë me fjalë të tjera, të vazhdojë t’i vërë në lojë që të konfliktohen kundër njëri-tjetrit.

Në raportin e tij RAND-a pretendon se në jug opozita rreth e rrotull territoreve të Daras, ku filluan edhe kryengritjet e huaja xhihaditste në mars 2011, protestuesit ishin në fakt nga grupe më të moderuara të mbështetura nga Perëndimi. Për arsye se kjo zonë nuk paraqet ndonjë rrezik strategjik për Damaskun, autorët janë shprehur se, qeveria siriane mund t’i tolerojë ata në kontekstin e një armëpushimi kombëtar. Në dritën e kësaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në fillim të prillit shprehu dëshirën e tij për të krijuar një zonë bllokuese kundër Sirisë, Iranit dhe Hizballahut në kufirin e Sirisë me Izraelin dhe Jordaninë. Vënja në jetë e një plani të këtillë padyshim do të zvogëlonte edhe më tej shanset që Izraeli t’i jepte përsëri Sirisë kodrinat e pushtuara në mënyrë të paligjshme prej tij nëterritoret e Golanit. Një kompani amerikane e cila është e ndërlidhur me Dick Cheney ka fituar të drejtën për të eksploruar naftë dhe gaz natyror në lartësitë e kodrave Golanit nga qeveria izraelite në vitin 2013, gje e cila do t’i sjellë përfitime edhe SHBA-së. [79]

Për të përfunduar, sipas RAND-ës në këto prespektiva duhet të përfshihen gjithashtu edhe zonat e kontrolluara nga ISIS-i në Sirinë lindore. Autorët e raportit me arsyetimin se do të “nxisnin një zemërim në rradhët e shumicës së aleatëve amerikanë në rajon” dhe se në kundërshtim me të mbështeurit e “ moderuarë” të Ëashingtonit, ushtria siriane nuk do të ishte në gjendje të parandalonte rikthimin e ISIS,-it ata kanë sygjeruar që forcat kurde, së bashku me ndihmësit e tyre arabë, duhet të tejkalojnë dhe do t’i paraprijnë përpjekjes së qeverisë siriane për të rimarrë nën kontroll Rakkën. Ata pranuan, megjithatë, se një Rakka e kontrolluar nga kurdët nuk do të tolerohej nga Turqia dhe prandaj propozuan që komponenti kurd i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) të largohej nga qyteti pasi të merret kontrolli, duke lënë prapa vetëm “çlirimtarët” arabë. Së fundmi, RAND-a ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët amerikano-ruse për të përzënë ISIS-in nga fortesa e fundit rreth Deir Ezzorit, megjithatë duke qenë se Damasku tashmë ka një terren aty (të cilin arriti ta mbante edhe pasi SHBA-ja e bombardoi këtë rajon, me pretekstin se ndodhi aksidentalisht, në shtator 2016). RAND-a ka pranuar për këtë arsye se qyteti ka të ngjarë të bjerë nën autoritetin dhe kontrollin e qeverisë siriane. Vetëm pak kohë më parë, forcat amerikane vendosën trupat ushtarake përgjatë kufirit siriano-jordanez dhe pikërisht për këtë arsye mund të përpiqeshin të arrinin Deir Ezzorin para ushtrisë siriane pas një inkursioni të mundshëm në territorin sirian. [80]

Në këtë mënyrë, vendet e Gjirit, Turqia, Izraeli dhe NATO kishin shpresuar që në fund t’ia dinin që të nxirrnin jashtë territorit sovran të Sirisë pjesën kryesore të vendit të mbizotëruarë nga sunnitë. Megjithatë ajo që ështe e rëndësishme në këtë përpjekje është përjashtimi i qeverisë siriane nga operacioni për të dëbuar ISIS-in nga Rakka. Për këtë arsye, kur forcat qeveritare po arrnin të korrnin fitore të shpejta në lindje të Aleppos dhe në jug pranë Liqenit të Assadit, SDF, me mbështetje të mjaftueshme nga SHBA-ja, ishte në gjendje të kalonte lumin Eufrat pas marsit, duke penguar në këtë mënyrë përparimet e mundshme të qeverisë drejt Rakkës (shih hartën) . Deri në fund të marsit, SDF kishte arritur gjithashtu në depon strategjike të rëndësishme të Tabkasë, e cila mban rezervuarin e liqenit Assad, duke fituar kështu kontrollin mbi një nga burimet kryesore të ujit për bujqësinë dhe bagëtinë në vend. [81] Kjo gjë i bëri jehonë shqetësimeve të ngritura nga Maram Susli, i cili ka theksuar se guvernatori i al-Hasakah në Sirinë verilindore zotëron shumë nga pasuritë e bujqësisë dhe të naftës në vend. Ndërsa pasuria e guvernatorit ishte më parë e përdorur pa pronar nga të gjithë banorët e Sirisërreth 23 milionë, federalizmi ose ndarja e shtetit unitar do të bëjë që burimet të mbeten vetëm në një pjesë të popullsisë. [82] Pikërisht për këtë arsye, qeveria siriane mund të ketë kontroll të konsoliduar mbi qendrat kryesore të popullsisë së vendit, pjesët më pak të populluara të vendit, npërmjet burimeve që janë shumë të nevojshme për të mbështetur jetesën e popullësive të vendosura në ato rrethian kështu që nuk mund të pranohet kthehen kurrë pronarët e tyre të mëparshëm.

Ndërkohë në Irak, pushtimi anglo-amerikan që zgjati për vite të tëra, rregulli pasues i qeverive të udhëhequr nga Shia, ankimimi më i fortë i autonomisë së kurdëve, ngritja e milicive sektare dhe shfaqja e al-Kaidës dhe ISIS-it, të gjitha kanë kontribuar në ndarjen e mëtejshme sektare, duke qënë se si pasojë e këtyre ngjarjeve irakianët po vrasin njëri-tjetrin si kurrë më parë. Tashmë, edhe pakicat e tjera, përveç sunnive, shiitëve dhe kurdëve po premtojnë për autonomi. Në vitin 2016, al-Monitor njoftoi se turkmenët po bënin thirrje për pavarësi në qendër të provincës Ninevah, ndërsa të krishterët dhe Yazidis filluan të vendosin autonomi në zonat ku ato banonin në të njëjtën krahinë. [83] Në mars të këtij viti, kjo situatë konfliktesh përfundimisht rezultoi në bashkimin e tre pakicave që parashtruan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për tre rajone gjysmë autonome në veri të vendit: Tal Afar për Turkmenët, Ninevah Plain për të krishterët asirianë dhe për provincën Sinjar për Yazidis. [84] Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Irakun pasi ISIS-i të jetë zhdukur nga faqja e dheut, megjithatë procesi i gjatë i balancimit gradual sot duket pothuajse i pakthyeshëm.

Referencat e Pjesës së tretë:

[54] James Dobbins, Philip Gordon ve Jeffrey Martini, A peace plan for Syria III: agreed zones of control, decentralisation and international administration (RAND Corporation, 2017), 1, http://rand.org/pubs/perspectives/PE233.html.

[55] Tom McKay, “Here are 45 times Trump said attacking Syria was a bad idea and might start World War III,” Mic, 07.04.2017, http://mic.com/articles/173471/trump-world-war-iii-attacking-syria-wwiii-ww3#.9PunjXMW8.

[56] Tyler Durden, “McCain furious at Rex Tillerson for saying Assad can stay,” Zero Hedge, 31.03.2017, http://zerohedge.com/news/2017-03-31/mccain-furious-rex-tillerson-saying-assad-can-stay.

[57] “US changes its policy on Assad staying in power,” New York Post, 31.03.2017, http://nypost.com/2017/03/31/us-changes-its-policy-on-assad-staying-in-power/.

[58] Jacob Pramuk, “Trump, Tillerson suggest Assad should be removed, in apparent reversal,” CNBC, 06.04.2017, http://cnbc.com/2017/04/06/trump-tillerson-suggest-assad-should-be-removed-in-apparent-reversal.html.

[59] Julia Edwards Ainsley ve Matt Spetalnick, “Trump says he will order ‘safe zones’ for Syria,” Reuters, 25.01.2017, http://reuters.com/article/us-usa-trump-syria-safezones-idUSKBN1592O8.

[60] Mariya Petkova, “Syria’s ‘moderate rebels’ to form a new alliance,” Al-Jazeera, 06.04.2017, http://aljazeera.com/indepth/features/2017/04/syria-moderate-rebels-form-alliance-170403064144285.html.

[61] Whitney Webb, “Safe zones as soft military occupation: Trump’s plan for Syria, Iraq is taking shape,” Mintpress News, 04.04.2017, http://mintpressnews.com/226552-safe-zones-as-soft-military-occupation-trumps-plan-for-syria-iraq-is-taking-shape/226552/.

[62] Mike Cernovich, “H. R. McMaster manipulating intelligence reports to Trump, wants 150,000 ground soldiers in Syria,” Medium, 09.04.2017, http://medium.com/@Cernovich/h-r-mcmaster-manipulating-intelligence-reports-to-trump-wants-150-000-ground-soldiers-in-syria-83346c433e99; “Report: US boots on the ground in Syria by June,” Russia Insider, 09.04.2017, http://russia-insider.com/en/report-us-plans-send-troops-syria-enforce-safe-zones/ri19514.

[63] William Hartung, “The president who loved generals: Trump’s foreign policy will be led by the military, not diplomats,” Salon, 10.03.2017, http://salon.com/2017/03/10/the-president-who-loved-generals-trumps-foreign-policy-will-be-led-by-the-military-not-diplomats_partner/.

[64] Nafeez Ahmed, “How the Trump regime was manufactured by a war inside the deep state,” Insurgence Intelligence, 10.02.2017, http://medium.com/insurge-intelligence/how-the-trump-regime-was-manufactured-by-a-war-inside-the-deep-state-f9e757071c70.

[65] Thomas Friedman, “President Trump’s real-world Syria lesson,” New York Times, 05.04.2017, http://nytimes.com/2017/04/05/opinion/president-trumps-real-world-syria-lesson.html?action=click&pgtype=Homepage&clickSource=story-heading&module=opinion-c-col-right-region&region=opinion-c-col-right-region&WT.nav=opinion-c-col-right-region; Hamish de Bretton-Gordon, “After missiles, the plan: here’s how Syrian safe zones could actually work,” Guardian, 07.04.2017, http://theguardian.com/commentisfree/2017/apr/07/missiles-plan-syrian-safe-zones-donald-trump.

[66] Matthias Gebauer ve Holger Stark, “We were too dumb: ex-US intelligence chief on Islamic State’s rise,” Michael Flynn ile röportaj, Der Spiegel, 29.11.2015, http://spiegel.de/international/world/former-us-intelligence-chief-discusses-development-of-is-a-1065131.html.

[67] Philip Gordon, “It’s time to rethink Syria,” Politico, 25.09.2015, http://.politico.eu/article/syria-assad-war-russia-us/.

[68] James Dobbins, Philip Gordon ve Jeffrey Martini, A Peace plan for Syria (RAND Corporation, 2015), 9, http://rand.org/pubs/perspectives/PE182.html.

[69] James Dobbins, Philip Gordon ve Jeffrey Martini, A peace plan for Syria II: options for futuregovernance (RAND Corporation, 2016), http://rand.org/pubs/perspectives/PE202.html.

[70] Dobbins, Gordon ve Martini, A peace plan for Syria III.

[71] Dobbins, Gordon ve Martini, A peace plan for Syria III, 4-5.

[72] Dobbins, Gordon ve Martini, A peace plan for Syria III, 7.

[73] Fehim Taştekin, “Is Turkey rattled by Russian-Kurdish deal?”, Al-Monitor, 24.03.2017, http://al-monitor.com/pulse/originals/2017/03/turkey-syria-russian-troops-arrive-afrin.html.

[74] Bas Spliet, “Coverage of Aleppo: a new low in the mainstream media’s integrity,” Scrutinised Minds, 03.02.2017, http://scrutinisedminds.com/2017/02/03/coverage-of-aleppo-a-new-low-in-the-mainstream-medias-integrity/.

[75] Petkova, “Syria’s ‘moderate rebels’ to form a new alliance.”

[76] Petkova, “Syria’s ‘moderate rebels’ to form a new alliance.”

[77] Khaled al-Khateb, “Free Syrian Army getting backup from Turkish-trained police,” Al-Monitor, 23.03.2017, http://al-monitor.com/pulse/originals/2017/03/turkey-trained-free-syrian-police-deployed-in-nothern-aleppo.html.

[78] “Israel seeks buffer zone on borders with Syria,” Middle East Monitor, 08.04.2017, http://middleeastmonitor.com/20170408-israel-seeks-buffer-zone-on-borders-with-syria/.

[79] Daniel Graeber, “Cheney-linked company to drill in occupied Golan Heights,” Oil Price, 22.02.2013, http://oilprice.com/Energy/Crude-Oil/Cheney-Linked-Company-to-Drill-in-Occupied-Golan-Heights.html.

[80] “Syrian war report – april 10, 2017: US deploys forces at Syrian-Jordanian border,” South Front, 10.04.2017, http://southfront.org/syrian-war-report-april-10-2017-us-deploys-forces-at-syrian-jordanian-border/; Tony Cartalucci, “Syria: watching the Jordanian border,” Land Destroyer, 14.10.2017, http://landdestroyer.blogspot.be/2017/04/syria-watching-jordanian-border.html.

[81] “Syria’s Tabqa Dam: a strategic prize,” Arab News, 29.03.2017, http://arabnews.com/node/1075756/middle-east.

[82] Maram Susli, “Why a Kurdish enclave in Syria is a very bad idea,” Global Research, 06.04.2016, http://globalresearch.ca/why-a-kurdish-enclave-in-syria-is-a-very-bad-idea/5519109.

[83] Wassim Bassem, “Iraq’s Turkmens call for independent province,” Al-Monitor, 14.10.2016, http://al-monitor.com/pulse/originals/2016/10/turkmens-iraq-mosul-tal-afar.html.

[84] Saad Salloum, “Iraqi minorities move forward with autonomy plan,” Al-Monitor, 16.03.2017, http://al-monitor.com/pulse/originals/2017/03/rafedin-minorities-iraq-nineveh-plain-autonomy.html.

Burimi : M.Ş./ ML

37