Rajoni

Barbari në burgun grek të mbushur me shqiptarë: Të dënuarit me kancer lihen të vdesin si qen

Greqia është vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë. Këtë fakt e ka nxjerrë edhe një reportazh i BBC fillimisht dhe më pas vizita në burgje e zyrtarëve të Humans Rights Watch, të cilët kanë konstatuar kushte të tmerrshme.

Raportet janë fokusuar në burgun famëkeq të Koridalos, ku vuajnë dënimin një numër i madh shqiptarësh. Në këtë burg, janë konstatuar kushte të tmerrshme për të burgosurit, dhoma të mbushura mbi limitimin e tyre dhe shërbimi minimale ose thuajse fare.

Gjithashtu, mungesa e vëmendjes ka bërë që edhe të dënuar me sëmundje të pashërueshme të lihen të vdesin në qeli për një firmë mjeku që të konstatojë problemin e tyre.

Mediat greke i janë referuar një të sëmuri me kancer në gojë, i cili është 95 vjeç, por nuk e lenë të dalë sepse nuk ka mjek që të firmosë sëmundjen e tij.

Pamjet e publikuara nga Zougla.gr janë të rënda. Mediat greke i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen në burgje duke i cilësuar ato si pasqyrë e vendeve të botës së tretë dhe jo të një shteti, pjesë e Bashkimit Europian.

 

 

OPINIONE