Basha akuza diplomatëve: U rritet droga poshtë ballkonit…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sulmoi edhe një herë ashpër disa diplomatë të huaj në Tiranë por pa u përmendur emrin. Nga cadra e protestës, ai deklaroi se po shfaqen dy Europë: ajo e barazisë para ligjit dhe votës së lirë si dhe Europa e atyre që nuk shohin kanabisin që u rritet poshtë ballkonit.

“A mund të ketë demokraci pa themelin e bashkëjetesës demokratike që është liria e votës? Kjo është Europa ëndërr e shqiptarëve. Sot po përvijohen dy Europë, ajo që ne duam, e konkurrencës së ndershme, e mediave të pakapura, e barazisë para ligjit, e votës së lirë, kjo është Europa drejt së cilës ne do të marshojmë së bashku me Republikën e Re. Për fat të keq kemi parë edhe një faqe të shëmtuar që s’mund të përfaqësojnë Europën e vërtetë: për ata që nuk duan t’ia dinë për krimin, ndonëse drekojnë në të njëjtat restorante me kriminelët më të mëdhenj të Ballkanit dhe Europës; për ata që po ju rritet droga poshtë ballkonit në vilat luksoze; për ata që nuk numërojnë dot as 2.5 milionë rrënjë kanabis që u deklaruan të asgjësuara, por nuk ka asnjë dokument që ta provojë këtë. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor”, tha Basha.

Ai akuzoi KQZ-në se ka refuzuar ti vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.

“Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje. Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë. KQZ ka marre sot fund per ne si entitet i ligjshem”, tha më tej Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne