Bashar Asad: Ose e çliroj të gjithë Sirinë ose jap dorëheqje!

Mysafirët libanezë të Bashar Asad të cilët së fundi kanë vizituar Damaskun, kanë cituar presidentin sirian të ketë thënë se ose e çlirojë të gjithë Sirinë nga pushtimi i terroristëve ose jap dorëheqje.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë në takim me këto personalitete libaneze, ka theksuar: “Mos mendoni se të gjitha armëpushimet e arritura janë faza të përkohshme. Ushtria e Sirisë ka fituar forcën e saj dhe ne gëzojmë mbështetjen e Hezbullahut të Libanit dhe të Rusisë. Në Siri kanë ardhur edhe luftëtarë nga vendet arabe për ta ndihmuar ushtrinë siriane dhe plani i Erdoganit, Katarit dhe Arabisë Saudite ka dështuar tërësisht. Jordania nuk mund të bëjë gjë. Forcat popullore të Irakut Hashd Sha’bi gjithashtu po mbështesin ushtrinë siriane në të gjitha frontet. Në dy vitet e ardhshme do ta çlirojmë të gjithë Sirinë dhe do ta kthejmë sigurinë dhe qetësinë në vend. Ne kemi rezerva të mëdha valutore të cilat akoma nuk i kemi shfrytëzuar, mirëpo me fillimin e rindërtimit të Sirisë, do t’i shfrytëzojmë. Rusia ka armatosur Sirisë me armë të ndryshme dhe lufta do të vazhdojë me forcë të madhe”,- tha ndër të tjera Bashar Asad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne