Bashkimi Evropian ndihmon Greqinë me 7 milionë euro për qendrat e refugjatëve

Komisioni Evropian njoftoi se do t’i japë Greqisë 7 milionë euro për të ndihmuar drejtpërdrejtë nevojat urgjente të lidhura me strehimin dhe ushqimin e emigrantëve, si dhe për pastrimin e qendrave pritëse në ishujt e detit Egje dhe në tokën kontinentale greke.

“Ne vazhdojmë të tregojmë solidaritet me Greqinë në çështjet e menaxhimit të situatës migratore në ishuj dhe në tokën kontinentale”, deklaroi komisari evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.

“ky fond do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në qendrat pritëse në Greqi”, theksoi ai pas njoftimit për dhënien e kësaj ndihme monetare.

Greqia është një prej portave hyrëse kryesore për në Evropë të valës së refugjatëve që vijnë nga zonat kryesisht të prekura nga konfliktet në Azi dhe Afrikë.

Ky pozicion i Greqisë e ka bërë atë të përballet edhe me një fluks migrator të jashtëzakonshëm, i cili megjithatë ka shënuar rënie drastike pas marrëveshjes Turqi-BE për emigrantët, nënshkruar gjatë marsit të vitit 2016. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne