Për një moment sajti express ka devijuar nga etika dhe profesionalizmi duke publikuar një lajm të vërtetë.

Kjo gjë ka ndodhur kur një prej gazetareve të pavëmendshme të sajtit, ka vjedhur një lajm të vërtetë nga një medium tjetër dhe e ka publikuar atë.

Gazetarja duke mos qenë e vetëdijshme se çfarë ka publikuar në sajt, pas veprimit ka dalë në pauzë për të ngrënë drekë – duke e lejuar lajmin që të qëndroj mbi 2 orë në sajt.

I pari që e ka parë këtë gjë është pronari real i sajtit, Kadri Veseli, për të cilin thuhet se më në fund është mësuar të përdor iPhone-in dhe ka filluar t’i lexoj portalet.

Ai ka reaguar me shpejtësi, duke iu drejtuar me ton të lartë Buzhalës.

“OOOO lopt e kqija, çka jeni t’u bo kshtu? Çka kishit publiku ashtu, a e pe? A pak po ju doket që ma ngult me 11 qershor, tash edhe me 22 tetor doni me naj kajt nanen a?”

Me të marrë vesh Buzhala, i cili ishte duke shkruar një lajm për Shkëndije Mujajn në zyrën e tij ovale, është qartur dhe është nisur drejt gazetares me tërbim.

Lajmi kishte të bënte me Shpend Ahmetin për realizimin e një premtimi në Prishtinë.

Dihet se Shpend Ahmeti për Berat Buzhalën është bërë më i rëndësishëm se bashkëshortja e tij.

Me këtë rast, Berat Buzhala me gjuhën jashtë dhe me gojën plot shkumë nga sikleti për tragjedinë e ndodhur, ka rrahur me rryp gazetaren e Express, të cilën edhe e ka përjashtuar nga puna.

Pas kësaj ka mbajtur një fjalim në mesin e gazetarëve.

“Ne jemi express. Nuk tregojmë të vërteta, as gjëra të mira, as gjëra të bukura. Ne e respektojmë etikën profesionale dhe kush e shkel atë do të përballet me ne”, kanë qenë fjalët e tij historike, të cilat i ka shënuar në fletore Leo, duke e pasur parasysh mundësinë që deklarata të tilla të dëgjohen tepër rrallë./ pampress

263