Borisov: Të zgjidhet problemi me kufijtë e jashtëm

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov deklaroi se pa e zgjidhur problemin e kufijve të jashtëm, nuk mund të diskutojmë për çështjen e shpërndarjes dytësore të migrantëve.

Borisov në deklaratën për media në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku ndodhet për Samitin e Liderëve të BE-së tha se gjatë seancës ka njoftuar pjesëmarrësit për punimet e Bullgarisë për çështjen e migrimit. Ai bëri të ditur se ka ftuar gjithë kolegët e tij në Bullgari, duke i rekomanduar që të marrin informacione në vend për punimet e zhvilluara.

Ai theksoi si shembull bashkëpunimin e Bullgarisë me Turqinë në luftën kundër migrimit të parregullt.

“Pa e zgjidhur problemin e kufijve të jashtëm, nuk mund të diskutojmë për çështjen e shpërndarjes dytësore të migrantëve”, tha Borisov.

Duke folur për hapat që duhet të ndërmerren, Borisov tha se “Çdo shtet duhet të investojë për sigurinë kufitare, ashtu siç kemi bërë ne. Më pas vjen sigurimi i marrëveshjeve dypalëshe me shtetet e treta po shtetet tjera prej nga vijnë migrantët. Ne me Turqinë kemi një marrëveshje të tillë. Është i domosdoshëm sigurimi i financimit të nevojshëm për vendet të cilat dëshirojnë rritjen e sigurisë kufitare”.

Ai po ashtu njoftoi se deri më tani ka kthyer prapa me avionë më shumë se 3.000 afganë të cilët kanë arritur në Bullgari nëpërmjet rrugëve ilegale.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne